Tirana? Këtu është gjithçka bukur! Mourinho batutë me gazetarin shqiptar: Kujtova se…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jose Mourinho po prek edhe tema të tjera në prononcimin për mediet përpara finales ndaj Feyenoord.

“Jam i lumtur që do të luaj një finale shqiptare”, deklaroi trajneri portugez i Romës, teksa u ndal edhe te Marash Kumbulla.

Nëse do fitoj nesër? Nuk dua të flas me nëse, le të shohim. Kumbulla më ka lënduar dhe bëja shaka, pasi mes të gjithë lojtarëve atij do ia bëja të fundit. Ai është një djalë shumë i mirë, do të jetë me ne edhe sezonin e ardhshëm, 100%. Ai ka potencial për t’u bërë një lojtar edhe më i mirë.

Para pesë vitesh në një finale ndaj një ekipi holandez? Nuk është e vërtetë se ekipet holandeze nuk kanë fituar finale. Ajax ka fituar Champions League, Feyenoord ka fituar Kupën UEFA, ju keni një histori të mrekullueshme.

Përshtypjet nga Tirana dhe si mund të fitohet finalja? Flasim në anglisht? Kujtova se po flisje shqip… Është fillimi, pastaj maturia, pastaj stabiliteti. Ti mendon më shumë për njerëzit dhe më pak për veten.

Mund të ndihmoj ekipin nesër, nuk besoj në momente magjike. Pas një punë prej më shumë se 300 e ca ditësh, tani është momenti i skuadrës. Skuadra do të luajë ndeshjen. Je një skuadër e mirë kur fsheh problemet e vogla që i kanë të gjithë.

Lexo edhe :  Skandal në Angli, City dhe United akuzohen për falsifikimin e moshës të të rinjve

Tirana? Hera e parë që jam këtu. Është një nga vendet e vetme që nuk kam vizituar. Është shumë mirë të jem këtu. Jam shumë i lumtur me aeroportin, sepse kur kemi luajtur ndaj Vitesses, qëndruam në aeroportin e Eindhoven për dy orë. Nuk e di pse, patëm shumë kontrolle, disa nga njerëzit tanë u trajtuan si kriminelë. Këtu është gjithçka bukur, stadiumi është i bukur. UEFA mund të kritikohet se stadiumi duhet të kishte 60 mijë vende, po rata nuk mund të kritikohen që e sjellin futbollin në çdo vend. Ndihem mirë dhe i lumtur që do të luaj një finale shqiptare”, theksoi Mourinho./ SuperSport

Të fundit

Pullat fiskale futen në kolaps biznesin, shoqëria e re shqiptaro-arabe do t’i prodhojë

Kompania koncesionare SICPA së cilës i përfundoi kontrata 12 vjeçare për prodhimin e pullave fiskale në fund të muajit...

Basha replikon sërish me Ramën: Ç’punë ke me shokët e mi? Merru me të tutë se …

Lulzim Basha ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama pasi ky i fundit i përmendi se kishte ngelur vetëm. Basha shfaqet në një video me Hysen Xhurën, kandidat...

Terapeuti zbulon si të kapërceni sfidat e jetës në çdo dekadë

  Terapeuti familjar Jeff Watson ndan vështirësitë më të zakonshme që njerëzit përjetojnë në faza të ndryshme të jetës dhe ofron këshilla për t’u përballuar...

Japonia, skuadra e parë që kualifikohet në Kupën e Botës 2026

Pas fitores 2-0 përballë Bahreinit, Japonia bëhet kombëtarja e parë që është kualifikuar në fushë për Botërorin e vitit të ardhshëm dhe e katërta...

U fut ilegalisht me kamion në Britani, shqiptari fiton gjyqin, nuk do të dëbohet (EMRI)

Një shqiptar që tentoi të hynte ilegalisht në Britaninë e Madhe katër herë është lejuar të qëndrojë pasi u vendos se dënimi i tij...

Lajme të tjera

Web TV