Zhurmë poshtë pallatit të Berishës, banorët nuk durojnë dhe u hedhin ujë e sende tifozëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tifozët e parë holandezë kanë mbërritur në Shqipëri, në pritje të finales së Conference League, ku ekipi i tyre Feyenoord do të ndeshet me italianët e Romës. Mbrëmjen e djeshme ata janë mbledhur në një nga lokalet në kryeqytet, ku kanë krijuar një atmosferë të pazakontë me këngët e tyre në mbështetje të ekipit.

Dhjetëra holandezë kanë kënduar në kor poshtë pallatit ku banon ish-kryeministri Sali Berisha, por zhurma që ata kanë shkaktuar ka shqetësuar banorët e pallatit.

Këta të fundit për t’i bërë holandezët të pushojnë u kanë hedhur ujë dhe sende të forta tifozëve holandezë, teksa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia. Pavarësisht veprimit të banorëve, tifozët holandezë nuk i kanë ndalur këngët e tyre, pasi për ta, udhëtimi në Shqipëri është një festë, të cilën shpresojnë ta kurorëzojnë me fitimin e Conference League.

Të fundit

S’mund t’i besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt

Nga Mero Baze Debati mes dy partnerëve në koalicion, Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, është pasojë e qartë e mosbesimit...

Rritet në 1 milionë lekë granti i vetëpunësimit, aplikimet vetëm online

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në programin e nxitjes së vetëpunësimit, me qëllim që të mbështesë më tej...

Zuckerberg në gjyq, investitorët kërkojnë 8 miliardë dollarë

Një padi kolektive prej 8 miliardë dollarësh e ngritur nga investitorë kundër drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, dhe drejtuesve të tjerë të kompanisë,...

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar), Harry...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Lajme të tjera

Web TV