Mori ryshfet, Moldavia burgos ish-presidentin: Korrupsion e tradhti ndaj vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti pro-rus i Moldavisë, Igor Dodon, është prangosur në Kishinau nën dyshimin për tradhti të lartë.

Dodoni u zgjodh president i vendit në 2016-tën dhe e mbajti këtë post deri në vitin 2020, kur humbi zgjedhjet përballë Maia Sandu, ish-punonjëse e Bankës Botërore, e cila kandidoi me premtimin për afrim me BE-në dhe luftës kundër korrupsionit.

Në ato zgjedhje, Sandu që ishte kandidate e Partisë se Veprimit dhe të Solidaritetit u mbështet nga ish-kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk, ndërsa Dodon pati përkrahjen e Vladimir Putinit.

Arrestimi Dodonit ka shkaktuar shqetësim në Moskë, sic pohoi dhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha se shpresojnë që të drejtat e tij të respektohen”. Sipas agjensisë së lajmeve Interfax, pas rihapjes së hetimeve për marrje ryshfeti janë kryer kontrolle në shtëpinë e Dodonit dhe në zyrat e Bashkimit të Bizneseve Moldavo-Ruse, themeluar prej tij këtë vit.

Dodoni akuzohet se ka marrë para nga oligarku dhe lideri i atëhershëm i Partisë Demokratike Vladimir Plahotniuc, për të financuar partinë e tij. Akuzat bazohen në disa regjistrime në video.

Moldavia është goditur nga disa kriza politike si dhe një skemë mashtrimi bankar prej 1 miliardë dollarësh, shumë kjo e barabartë me pothuajse 15% të prodhimit ekonomik vjetor të vendit.

Të fundit

Pse evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Donald Trump?!

Tradhtia e Ukrainës është një paralajmërim i fundit për Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e saj kontinental që të...

Mbreti Charles uron 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar ka uruar popullin e Republikës së Kosovës me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë. Në letrën e Mbreti...

Media amerikane: Gjirokastra, destinacioni për t’u eksploruar gjatë vitit 2025

Sipas raportit të kompanisë amerikane të udhëtimeve “Expedia”, 63% e turistëve do të preferonin të vizitonin destinacione më pak të njohura dhe më pak...

Ndryshojnë rregullat për kreditë! Rregulloret e reja të BSH

Banka e Shqipërisë ka miratuar një sërë rregulloresh që prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë kreditë konsumatore. Për të gjitha subjektet financiare jobanka do të ketë...

Miti i zgjedhjeve të Kosovës ra më 2025

Nga Ben Andoni Edhe pse zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë kishin muaj (prej shtatorit) që ishin vendosur dhe mëtohej se ishin marrë masat e duhura,...

Lajme të tjera

Web TV