test

Zbulohet dinamika e plagosjes së 11-vjeçarit në Pukë, autori u fut për të gjetur…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbuluar dinamika e plagosjes me armë zjarri e 11-vjeçarit në fshatin Gjegjan të Pukës. Policia e Shtetit bën me dije se ai ka mbetur i plagosur nga një 17-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim.

I mituri ndodhej në ambientet e lokalit të babait të tij në momentin që ndodhi ngjarja. Autori ka hyrë në lokal për të gjetur kushëririn e 11-vjeçarit me të cilin kishte konflikte të mëparshme. Në momentin që nuk e ka gjetur atë ka qëlluar me armë ndaj të miturit duke plagosur në këmbë.

11-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Pukës, por më pas u nis me helikopter drejt Tiranës për të marrë trajtim të specializuar.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe po vijon punën për kapjen e tij.

“Rreth orës 16:20, në fshatin “Dom Gjegjan”, Pukë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, një i mitur 11 vjeç, i cili po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi R. C. 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij”, bën me dije policia.

Të fundit

Pse Berisha caktoi protestën kombëtare më 12 korrik?

Nga Ylli Pata Përse Sali Berisha zgjodhi ditën e samitit të NATO-s si datë për protestën e tij kombëtare? Kryesia e...

Kredi me zero interes për punonjësit e administratës, ja si do të ndahen, kriteret

Zbardhet sistemi i pikëzimit me kriteret mbi bazën e të cilave do të vlerësohen punonjësit e administratës që aplikojnë për të përfituar kredi me...

Djali i Belerit kandidat i PD për Himarën? Dhuli zbulon çfarë pritet të ndodhë

Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin për Fredi Belerin me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor. Ish-zëdhënësi i fushatës së Belerit, Skerdjan Dhuli...

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re këngëtari i njohur

Shifty Shellshock, emri i vërtetë i të cilit ishte Seth Binzer, i grupit Crazy Town, të cilët u bënë të njohur për këngën e...

“Grekët, të zënë në çarkun e tyre”/ Çupi: ‘Beleri’, problem i Greqisë

Gjykata e Apelit të Posaçëm la të pandryshuar dënimin për Fredi Belerin. Kryetari i zgjedhur i Himarës do të qëndrojë në qeli deri në...

Lajme të tjera

Web TV