Forumi ekonomik botëror i Davosit dhe zhvillimet globale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Akademik, Anastas Angjeli

Situata e ekonomisë globale dhe krizat që e kërcënojnë atë

 

Situata ekonomike globale nuk mundi të rikuperohet plotësisht pas krizës së pandemisë, pasi ajo po pasohet nga kriza e luftës në Ukrainë. Parashikimet nuk janë pozitive, dhe duket se ekonomia globale rrezikohet nga një rënie tjetër në recension. Udhëheqësi i Bankës Botërore, David Malpass, në një takim me bizneset në Shtetet e Bashkuara theksoi se është e vështirë “të gjenden rrugë për ta shmangur recesionin”. Ai ka paralajmëruar se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të shkaktojë recesion global, pas rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë ,dhe se .është e vështirë “të gjenden rrugë për ta shmangur recesionin”.

Ndërkaq, efektet e pandemisë vazhdojnë të rishfaqen edhe si rrjedhojë e një sërë masave izoluese në Kinë që janë duke shtuar shqetësimet për situatën ekonomike.(masat e izolimit në disa prej qyteteve më të mëdha në Kinë, duke përfshirë Shangain). “Kina veçse ka qenë duke u përballur me disa tkurrje në sektorin e pronave te  patundshme, andaj parashikimet për rritje ekonomike atje, edhe para pushtimit rus në Ukrainë, kanë qenë të zbehura”, ka thënë ai.“ Më pas valët e COVID-19 në Kinë kanë nxitur izolime që kanë ulur edhe më shumë parashikimet për rritje”. Edhe kryeministri kinez, Li Keqiang, ka thënë se ekonomia e dytë më e madhe në botë është goditur rëndë nga masat e fundit izoluese, në krahasim me fillim të pandemisë më 2020.

Malpass ka deklaruar gjithashtu, se shumë vende evropiane janë ende shumë të varura nga nafta dhe gazi rus., pavarësisht se disa shtete të Perëndimit kanë bërë plane për të zvogëluar varësinë nga energjia ruse. Sipas,tij nëse Rusia ndal furnizimet me gaz, kjo gjë mund të shkaktojë “ngadalësim të konsiderueshëm” të ekonomisë në rajon.Kesisoj,sipas tij,se çmimet e larta të energjisë veçse janë duke rënduar mbi Gjermaninë, e cila përbën ekonominë më të madhe në Evropë dhe të katërtën në botë.Njehershi Malpass ka thënë se shtetet në zhvillim po përballen edhe me mungesë të ushqimit dhe energjisë dhe se “Vetëm ideja e dyfishimit të çmimeve të energjisë, mjafton për të nxitur recesionin”. Eshtë kjo aresyeja që Banka Botërore ka zvogëluar parashikimet për rritje ekonomike këtë vit, në 3.2 për qind.

Ndërkaq, situata postpandemi solli ndryshime të mëdha në thellimin e diferencimit midis të pasurve dhe të varfërve duke shtuar pabarazinë. Kjo, sipas një studimi të sapo publikuar nga organizata bamirëse Oxfam.

“Miliarderët e botës e kanë rritur pasurinë e tyre me triliona dollarë, që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, ndërsa vendet më të varfëra po luftojnë me rritjen e çmimeve të mallrave dhe rritjen e borxhit. Këto janë gjetjet e një studimi të sapo publikuar nga organizata bamirëse Oxfam pasuria e 2668 miliarderëve në botë është rritur me 3.78 trilionë dollarë që nga viti 2020..“Kjo ka ardhur kryesisht për shkak të triliona dollarëve, që vendet e pasura derdhën në ekonomi në përgjigje të COVID-19, duke rritur çmimet e aksioneve në bursa. Tani po shohim një rritje të madhe të pasurisë së miliarderëve, si rezultat i fitimeve të tyre në sektorët e ushqimit dhe energjisë, të nxitur nga rritja e çmimeve”, thotë Max Laëson, shef për politikat e pabarazisë në organizatën Oxfam.

Sipas organizatës Oxfam, 573 miliarderë të rinj janë krijuar që nga viti 2020. Dhjetë njerëzit më të pasur në botë, tani zotërojnë më shumë pasuri se 40 përqindëshi më i varfër i njerëzimit, ose 3.1 miliardë banorë.

Ndërsa pasuria e miliarderëve është rritur, në dy vitet e fundit ka patur një përkeqësim të gjendjes së të varfërve, duke vënë në rrezik përparimin e arritur në dekadat e fundit në luftën kundër varfërisë. Kjo eshte aresyeja qe“Po ndeshemi me një krizë pabarazie, një krizë urie të shkaktuar nga ndryshimet klimatike në të gjithë botën. Rritja e çmimit të ushqimeve dhe problemet e lidhura me pandeminë e COVID-19 kanë rënduar më tej gjendjen”, thotë Max Laëson, shef për politikat e pabarazisë në organizatën Oxfam.Ndersa,Programi Botëror i Ushqimit, një organizatë e OKB-së paralajmëron se 49 milionë njerëz janë në rrezik të menjëhershëm nga uria në 43 vende. Kësaj panorama, po ti shtojme dhe  krizat që burojnë nga lufta e Rusisë në Ukrainë, kuptohet se ne cfare rrethana u mblodh Forumi ekonomik i Davosit.

 

Katër krizat e mëdha aktuale: inflacioni i lartë, energjia, mungesa e ushqimit dhe ndryshimet klimaterike

Forumi ekonomik Botëror zhvilloi punimet në datat 22-26 maj 2022, në Davos, atje ku zhvillon punimet e përvitshme që prej vitit 1976. Qyteti i vogël i Alpeve zviceriane për katër ditë  gjatë cdo viti mirëpret rreth 2500 nga përfaqësuesit më të fuqishëm të botës politike dhe të biznesit. Për herë të parë në historinë e tij rreth pesëdhjetëvjeçare dhe pas një ndërprerjeje dyvjeçare për shkak të kufizimeve që erdhën si pasojë e pandemisë, World Economic Forum zhvillohet në pranverë, por sigurisht që sivjet pranvera lidhet vetëm me stinën, sepse zhvillimet politike dhe ekonomike në nivelin global, vetëm optimizëm pranveror që nuk frymëzojnë. Luftë që po zhvillohet në Ukrainë dhe pasojat tragjike që ajo po sjell në rradhë të parë për Ukrainën por më pas edhe për ekonominë globale ishin në qendër të diskutimeve të zhvilluara gjatë ditëve të punimeve.

Forumit të sivjetshëm i mungonte shkëlqimi i viteve të periudhës para pandemisë. Megjithatë pjesëmarrës ishin më shumë se 50 kryetarë shtetesh dhe qeverishë dhe më shumë se 300 përfaqësuesh të qeverive. Ndër të ftuarit më të rëndësishëm politikë mund të përmendim kancelarin gjerman Olaf  Scholz, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Layen, Sekretarin e Përgjithshëm I NATO –s,, Jens Stoltenberg por edhe një prej ish sekretarëve te shtetit dhe një prej studiuesve më të mirë të marrëdhënieve ndërkombëtare  Henry Kissinger. Gjithashtu edhe George Soros ishte pjesëmarrës në forumin e sivjetshëm.

Aty morën pjesë më shumë se 1250 liderë nga sektori privat. Shoqëria civile u përfaqësua nga më shumë se 200 drejtues nga OJQ-ve, sipërmarrjeve socialë, botës akademike, organizatave të punës, grupeve fetare  dhe mbi 400 drejtues mediash dhe përfaqësues të shtypit.  Gjithashtu edhe gjenerata e re pati përfaqësimin e saj me 100 anëtarë të komuniteteve Global Shaper dhe Young Global Leaders. Megjithatë, mungesa më e madhe e këtij viti ishte  ajo e Rusisë, pasi organizatorët nuk ftuan sivjet zyrtarë apo kompani ruse.

Në mënyrë karakteristike, “Shtëpia e Rusisë”, ndërtesa që dikur shërbente si bazë për delegacionet ruse në Davos, është riemërtuar përkohësisht “Shtëpia e krimeve ruse të luftës” dhe strehoi një ekspozitë materialesh rreth krimeve të të luftës nga trupat ruse. Nuk munguan edhe këtë vit protestat kundër këtij forumi por protesta më e vecantë e këtij viti erdhi nga një grup i quajtur “Patriotët Milionerë” që përbëhet pikërisht nga individë shumë të pasur të cilët mëshojnë për rritjen e taksave ndaj tyre.

 

Cila ishte axhenda e forumit të Davosit?

 

Axhenda e diskutimeve  të këtij viti përfshinte 8 seksione të mëdha tematike të cilat ishin:

1- Klima dhe Natyra; 2- Ekonomi e të Drejta; 3- Teknologjia dhe Inovacioni; 4- Punësimi dhe Aftësitë; 5- Biznese më të Mira; 6- Shëndetësia, 7- Bashkëpunimi Global; dhe 8- Shoqëria dhe Paanësia.

Programi u zhvillua me fokus në gjashtë shtylla kryesore tematike: Nxitja e bashkëpunimit global dhe rajonal: 1) Si të rivendoset stabiliteti në një epoke të re konflikti dhe tensioni gjeopolitik, si dhe avancimi i tregtisë, prosperitetit dhe partneriteteve. 2) Sigurimi i rimëkëmbjes ekonomike dhe formësimi i një epoke të re rritjeje ekonomike: Si të stabilizohet ekonominë reale dhe sistemi financiar, duke përcaktuar gjithashtu të ardhmen e rritjes së ekuilibruar, globalizimit dhe zhvillimit. 3) Ndërtimi i shoqërive të shëndetshme dhe të barabarta: Si të kalojmë përtej fazës së emerrgjencës shëndetësore të pandemisë, duke rindërtuar dhe duke forcuar qëndrueshmërinë shëndetësore për kërcënimet e ardhshme, si dhe duke investuar në punë të mira, paga të mira, aftësi dhe arsim, duke mos harruar të ripërcaktojmë kapitalizmin në një kontekst të ri. 4) Ruajtja e klimës, ushqimit dhe natyrës: Si të vazhdohet me sigurimin e sistemeve ushqimore dhe ndërtimin e një ekonomie të bazuar në natyrë, si dhe tranzicionin e energjisë dhe ndërtimin e një ekonomie të gjelbër. 5) Duke nxitur transformimin e industrisë: Si të balancohet inovacioni, qëndrueshmëria dhe efikasiteti në të gjithë industritë. 6) Përdorimi i fuqisë së Revolucionit të Katërt Industrial: Si të përmirësohet qeverisja e teknologjisë dhe siguria kibernetike, si dhe rrjeti i Qendrave për Revolucionin e Katërt Industrial në rritje të shpejtë të Forumit, të cilat formësojnë politika dhe strategji të reja duke përdorur shkencën, teknologjinë dhe inovacionin.

Lexo edhe :  Taksa e pronës, sa do rritet detyrimi për bizneset e qytetarët?

 

Cilat ishin mesazhet kryesore të Forumit?

 

Në ditën e parë të Forumit, ashtu sic është bërë traditë tre muajt e fundit, foli presidenti i Ukrainës. “Historia është në një pikë kthese, ku është me të vërtetë thelbësore nëse dhuna do të mbizotërojë në botë,” tha ai, duke bërë thirrje për ndihmë dhe duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, duke përfshirë një embargo të naftës. Lufta tregon “se mbështetja për vendin e sulmuar është më e vlefshme sapo të sigurohen: armë, financim, mbështetje politike dhe sanksione kundër Rusisë,” tha ai para ovacionesh të vazhdueshme. “Nëse do t’i kishim marrë 100% të nevojave tona direkt në shkurt, kjo do të kishte shpëtuar dhjetëra mijëra jetë.”

Ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck në fjalën e tij paralajmëroi se nëse krizat aktuale nuk zgjidhen shpejt egziston rreziku për destabilizimin e botës.  “Komuniteti ndërkombëtar aktualisht po përballet me katër kriza të mëdha, inflacioni i lartë, energjia, mungesa e ushqimit dhe ndryshimet klimatike, të cilat janë të ndërthurura dhe kanë dalë në pah për shkak të sulmit ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Nëse asnjë nga problemet nuk zgjidhet, atëherë kam frikë se do të përjetojmë një recesion global – me një ndikim të madh jo vetëm në klimën, por edhe në stabilitetin global. Nëse çdo vend mendon së pari për veten, krizat vetëm sa mund të përkeqësohen. Nëse mendojmë vetëm për energjinë tonë, ushqimin tonë, kjo do të kishte pasoja katastrofike për të gjithë tregun.”

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde deklaroi se BQE nuk do të nxitojë të tërheqë politikën e saj të lirshme monetare, pasi po bëhen përpjekje për të ulur inflacionin. Megjithëse inflacioni është gati 4 herë më i madh se qëllimi prej 2% ajo tha se nuk beson se gjendemi në gjëndje të kërkesës së shtuar në këto moment dhe se kemi të bëjmë me një inflacion që ndikohet nga ana e ofertës së ekonomisë.

Ursula Von der Layen theksoi rëndësinë e unitetit me Ukrainës. “Qëllimi është që së bashku të gjejmë zgjidhje në sfidat me të cilat përballemi. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës i takon një shekull tjetër. Nuk është vetëm çështja e mbijetesës së Ukrainës. Nuk është vetëm një çështje e sigurisë së Evropës. Ajo prish rendin botëror të gjërave. Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë. Ne kemi nevojë për unitet për rindërtimin e Ukrainës. Për pasojat ekonomike,  tha se sanksionet perëndimore po zbrazin arkat e Rusisë. Megjithatë, lufta ka tronditur gjithë botën, duke shkaktuar probleme në zinxhirin e furnizimit me energji elektrike, i cili tashmë është në krizë nga pandemia. “Ne shohim se si Rusia po e përdor energjinë. Dhe kjo ka implikime globale. Krijon gjithashtu një krizë ushqimore duke bombarduar magazinat e drithit në Ukrainë. “Evropa po punon shumë për të furnizuar tregun e drithit.” Shtoi se Evropa duhet të zgjidhë menjëherë çështjen e energjisë. “Kriza klimatike nuk po pret. Ne duhet t’i drejtohemi energjisë së gjelbër. “Evropa po përpunon marrëveshje të reja me ofrues të besueshëm të energjisë nga e gjithë bota.”

Pushtimi rus i Ukrainës mund të shënojë fillimin e Luftës së Tretë Botërore, tha George Soros në duke vënë në dukje se mënyra më e mirë për të ruajtur një qytetërim të lirë ishte që Perëndimi të mundte forcat e Vladimir Putin. “Pushtimi mund të jetë fillimi i Luftës së Tretë Botërore dhe kultura jonë mund të mos mbijetojë. Mënyra më e mirë dhe ndoshta e vetmja për të ruajtur kulturën tonë është të fitojmë sa më shpejt Putinin. Regjimet shtypëse tani janë në rritje dhe shoqëritë e hapura janë nën rrethim. “Sot, Kina dhe Rusia janë kërcënimi më i madh për një shoqëritë e hapura.” Sipas Soros, Putini tani e kupton se pushtimi ishte i gabuar dhe është gati të negociojë një armëpushim. “Por një armëpushim do të ishte i pamundur sepse ne nuk mund t’i besojmë atij.” “Sa më i dobët të jetë Putini, aq më i paparashikueshëm bëhet.” Për çështjen e kërcënimit rus për ndalimin e furnizimit me gaz në Evropë, ai argumentoi se BE ai duhet të rezistojë dhe të mos i nënshtrohet shantazheve ruse, pavarësisht se do të ishte e dhimbshme.

Si për të mbyllur punimet në Forumin e Davosit,  Kancelari Olaf Scholz, që drejton vendin më të zhvilluar të Europës, lokomotivën ekonomike të BE,-Gjermaninë, mbajti fjalimin në ditën e fundit të punimeve të  forumit dhe u përqëndrua në  situatë n në  Ukrainë, efektet që po shkakton në ekonominë globale kjo lufte, duke dënuar edhe një  herë  vendimin e presidentit rus Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën.

“Një fuqi e madhe bërthamore po sillet sikur ka të drejtë të ricaktojë kufijtë,” tha ai. “Putini dëshiron një kthim në një rend botëror në të cilin mund të diktojë  se çfarë është e drejtë – në të cilin liria, vendosmëria dhe sovraniteti nuk janë për të gjithë. “Ne nuk mund të lejojmë që Putini të fitojë këtë luftë. Është një çështje që t’i bëhet e qartë Putinit se nuk do të ketë paqe të diktuar – Ukraina nuk do ta pranojë këtë dhe as ne. Scholz, vuri në dukje se Gjermania tani ka pësuar një ndryshim të madh në politikën e saj të mbrojtjes. Për herë të parë, Gjermania po furnizon me armë në një zonë lufte, duke përfshirë armë të rënda”, tha ai, duke shtuar se 100 miliardë euro do të viheshin në dispozicion për të rritur aftësitë mbrojtëse të Gjermanisë. Kancelari tha gjithashtu se lufta ka rritur presionin për të përmbushur qëllimet e ndryshimit të klimës – veçanërisht në reduktimin e varësisë nga importet e karburanteve fosile nga Rusia. Përpjekja e Gjermanisë për t’u bërë neutral ndaj karbonit deri në vitin 2045 ka “fituar edhe më shumë rëndësi” në dritën e konfliktit  pë rmbylli fjalë n kancelari gjerman.

Forumi Ekonomik Botëror i Davosit, analizoi situatën e ekonomisë globale dhe ndikimin në zhvillimin e bisnesit ndërkombëtar dhe të gjitha mesazhet e përcjella dëshmuan faktin se lufta  e Rusisë në Ukrainë ka sjelle pasoja të rënda dhe ekonomia globale po përballet me katër kriza të medha: Inflacioni i lartë, kriza energjitike, kriza ushqimore dhe pasojat e ndryshimeve klimaterike. Debatet dhe mendimet e shprehura, mesazhet e përcjella synojnë “stopimin e luftës së Rusisë në Ukrainë”,uljen e varësisë së vendve perëndimore nga furnizimet energjitike dhe të drithit Rus, marrjen e masave për zbutjen e  efekteve të kësaj situate në zhvillimet e bisnesit ndërkombetar, dhe ajo që është më e rëndësishme, përballja me krizat që shqetsojnë sot ekonominë globale.

Të fundit

“Kryemadhi, viktima e parë e SPAK”/ Çupi: Ajo e ka kuptuar se…

Analisti Frrok Çupi, duke komentuar deklaratat e fundit publike të Monika Kryemadhit, thotë se ajo e ka kuptuar se...

Telefoni i Kryemadhit në SPAK/ Zbulohen bisedat që janë gjetur

Sonte në emisionin Opinion me Blendi Fevziun deputetja Monika Kryemadhi ka zbuluar se çfarë bisedash janë gjetur në telefonin e saj të sekuestruar nga...

A është e nevojshme vetmia për mirëqenien tonë? Ja si përgjigjen ekspertët

Koncepti i vetmisë shpesh merr një konotacion të keq në shoqërinë moderne, ku ndërveprimi social vlerësohet shumë dhe të qenit vetëm shpesh barazohet me...

Hetimi pasuror/ Gazetarja zbulon detajet e bujshme: Ja çfarë e shqetëson Metën

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar këtë mbrëmje në një emision televiziv ka zbuluar detaje lidhur me hetimin që SPAK po kryen për çiftin Meta-Kryemadhi. Ajo...

“Kjo nuk ndodh”/Meta paralajmëron: Ka një përpjekje për të marrë vulën e P

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar një program televiziv, është shprehur se, ka një përpjekje për të marrë vulën e Partisë...

Lajme të tjera

Web TV