Një aksident automobilistik ka ndodhur pak më parë në aksin rural në afërsi të tunelit pranë rrugës së re Kardhiq-Delvinë, teksa po iknin për në Sarandë nga Ura e Kardhiqit. Raportohet se një makinë ka dalë nga rruga.
Ndërkohë mësohet se ka dëme në njerëz dhe materiale. Në makinë kanë qenë tre turistë amerikanë, të cilët kanë thyer gjymtyrët, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se ata kanë ngatërruar rrugën. Ndërkohë, në vendngjarje janë nisur policia rrugore dhe autombulanca.