Sipas Lionel Messit, Karim Benzema e meriton që ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit.
Rreth asaj se kush do ta fitojë këtë trofe të çmuar, argjentinasi tha se nuk ka dyshime.
“Mendoj se nuk ka dyshime. Është shumë e qartë se Benzema pati një vit spektakolar. Në Ligën e Kampionëve ishte kyç, që nga e 16-ta e tutje në të gjitha ndeshjet”, tha Messi për “TyC Sports”.
Shumë njohës të futbollit ndajnë mendimin e njëjtë me Messin, teksa mbetet të shihet në fund se kush do të shpallet si më i miri për këtë vit.