Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Autoriteti i dosjeve/ PS dhe PD e Alibeajt bëhen bashkë për të “rrëzuar” Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti të shëmtuar refuzimin nga maxhoranca të emrit të Simon Mirakës në postin e komisionerit të Komisionit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, edhe pse ky i fundit kishte kaluar filtrin e Komisionit të Ligjeve.

Shumica në Kuvend mori vendim të mos e votojë kandidaturën e Mirakës për shkak se atë e ka mbështetur me firmë kreu i PD-së, Berisha.

Grupi parlamentar i PS-së bëri një hap pas duke vendosur të mos i japë votat kandidaturës së Simon Mirakës, edhe pse më herët në Komisionin e Ligjeve kishin vendosur pro tij si anëtar i autoritetit të dosjeve. Shkak u bë firma e Sali Berishës të cilin komisioni i Ligjeve nuk e kishte parë si problematike gjatë shqyrtimit paraprak. Mazhoranca në seancë plenare hodhi poshtë vendimmarrjen e Komisionit të Ligjeve, ku vetë socialistët i kishin dhënë dritën jeshile kandidaturës së Simon Mirakës për një mandat të dytë në bordin e Autoritetit të Dosjeve. Argumenti publik i shumicës ishte firma mbështetëse e Sali Berishës për këtë kandidaturë. “Ne nuk kemi asgjë me kandidaturën e zotit Miraka.

Jemi të gatshëm ta rivotojmë përsëri nëse nga lista e propozuesve të zotit Miraka hiqet emri i katranit me bojë”, tha Balla. Ky ndryshim qëndrimi nga Komisioni i Ligjeve në seancë plenare, për akte apo kandidatura që kanë marrë mbështetjen e mazhorancës, është diçka që ndodh shumë rrallë. Mesa duket, “kuja” e Gazmend Bardhit ditën e premte nuk ka kaluar pa u ndjerë te vendimmarrja socialiste. Në seancë plenare, debati për çështjen e Simon Mirakës u bë kur në sallë po diskutohej raporti vjetor i Komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi ku Berisha nuk i kurseu akuzat. “Sot refuzuat Simon Mirakën, një nga ikonat e vuajtjes së persekutimit, decedent i një familje të shkëlqyer dhe në një kombinim, individë që i lidh krimi, i fshinë emrin për të shkuar komisioner në komisionin e dosjeve të sigurimit të shtetit”, u shpreh Berisha.

“Dy gjëra kishin bashkë, sigurimi i shtetit dhe katrani, antidemokracisë, minim të demokracisë dhe antiamerikanizmin. Si të votojmë ne për një kandidat për të hetuar dhe për të informuar publikun kur zotin Miraka mund ta propozojë ky. I bëj thirrje firmëtarëve të heqin emrin e Katranit të vijnë me një listë të re. Kemi kohë në dispozicion dhe ta risjellin. Sa i përket përpjekjes shumë vjeçare për të mbjellë ndasi mes veriut dhe jugut të Shqipërisë sikur këtu ka ndarje mes veriut dhe jugut për të kritikuar qeverinë sikur paskemi lënë pas dore veriun. Shembulli më domethënës janë investimet e kësaj qeverie në Tropojë. Të marrë pamjet si ishte Bajram Curri në vitin 2013 dhe si është sot. Le t’i krahasojmë. Jam i gatshëm”, deklaroi Balla.

Lexo edhe :  Molotov drejt Bashkisë së Tiranës, protestuesit përleshen me forcat e policisë

“Diskriminimi juaj ndaj qytetarëve është i pakufijshëm”, theksoi Berisha. Ngjashëm me reagimin e Ballës ishte edhe ai i Enkelejd Alibeaj, që në rrjetet sociale u shpreh se deputetët e tij kishin dhënë votën kundër jo si kundërshtim të kandidaturës së Simon Mirakës, por si kundërshtim të firmës së Sali Berishës. “Reagim i Grupit Parlamentar të PD dhe një sqarim i detyruar për gënjeshtrën e prodhuar nga pakti Rama-Berisha për Autoritetin e Dosjeve. Asnjë nga deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve nuk ka kundërshtuar kandidatin Simon Miraka, por kanë kundërshruar faktin që ai ishte propozim i Sali Berishës dhe ishte i vetmi që çuditërisht u përzgjodh me votat e Edi Ramës. Në këtë rast është vënë në dukje standarti i dyfishtë i Partisë Socialiste. Revolta jonë ishte shprehje e faktit se me vota të deputetëve të PS u refuzuan pa asnjë shkak përfaqësues të denjë të të përndjekurve politik Marçel Hila, Skënder Vrioni, Gjergj Marku dhe Besim Ndregjoni, të cilët ishin propozuar nga shoqatat e të përndjekurve politik dhe që u votuan nga deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve”, thuhet në reagimin e plotë.

 

 

 

Të fundit

Analiza/ Përurimi i Xhamisë së Namazgjasë dhe kundërshtitë rreth saj

Në Tiranë pritet të përurohet nesër Xhamia e Namazgjasë me praninë e presidentit turk Rexhep Tahip Erdogan dhe kryeministrit...

Konfirmohet zyrtarisht data e nisjes së edicionit të tretë të “BBVK”

Tani është zyrtare. Edicioni i tretë i “BBVK” do të nisë të premten e javës që vjen, më datë 18 tetor. Lajmin e ka konfirmuar...

Shqiptari arrestohet në fermën e kanabisit, dënohet me 32 javë burg në Britaninë e Madhe

Një shqiptar, Marenglen Toslluku, u kap duke u kujdesur për një fermë kanabisi në Tyneside pas lirimit nga një qendër paraburgimi për imigracionin. Ai...

Sheqeri apo flluskat, cilat nga pijet e gazuara na shtojnë peshën e trupit?

E dimë që sheqeri dhe pijet e gazuara janë përplot kalori si edhe që 7 lugë të vogla kafeje sheqer ka në një kënaçe...

Kush është Demis Hassabis, themeluesi i DeepMind dhe fitues i çmimit Nobel në Kimi 2024

Në moshen 4 vjeç ai ishte i mrekulleshem ne shah dhe në 13 ai ishte tashmë një mjeshtër. Në moshën 9-vjeçare ai mësoi të...

Lajme të tjera

Web TV