Mbërrin nesër në atdhe trupi i Bujar Nishanit, të enjten përcillet në banesën e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pritet të mbërrijë nesër në atdhe trupi i pajetë i ish-Presidentit të Republikës Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë në një spital në Berlin.

Mësohet se në nder të tij do të zhvillohen homazhe përgjatë dy ditëve, 1 dhe 2 qershor në ambientet e Presidencës. Të enjten ish-presidenti do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Programi i ceremonisë së homazheve në nder të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani

Dt. 1 qershor 2022 (e mërkurë)

 

 

– Mbërritja e arkemortit me trupin e Presidentit Bujar Nishani në Tiranë herët në mëngjes dhe do të vendoset Sallën “Skënderbeu” të Institucionit e Presidentit.

– Paradite ora 10:00-14.00 dhe pasdite 16.30-22.00, familja do të presë vizitat e rastit dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës.

Dt. 2 qershor 2022 (e enjte)

Ora 10:00-12.00 Homazhet zyrtare sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit.

Pas orës 12.00 arkemorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor shkon në këmbë deri të Ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

– Ceremonia e varrimit dhe fjalime lamtumire.

– Dreka mortore në nderim të të ndjerit President Bujar Nishani

Të fundit

Kryemadhi ‘thumbon’ Metën nga rrjetet sociale: E drejta për tu përmisuar është për këdo

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë me një mesazh, duke thënë se meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat...

4 arsye pse martesat e dyta mund të jenë më të lumtura

Sipas “The Marriage Foundation”, martesat që bëhen për herë të parë kanë 45% shanse që të përfundojnë në divorc, ndërsa martesat e dyta vetëm...

“Hiq dorë nga presionet”, Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes

Ajo nënkupton se Meta duhet të heqë dorë nga “bullizimi” dhe përjashtimi i anëtarëve të PL-së. Monika Kryemadhi i ka dërguar një mesazh bashkëshortit të...

Të rinjtë zëvendësohen me pensionistë/ Kompanitë gjejnë zgjidhje te mosha e tretë

Bizneset po punësojnë pensionistë, për shkak të të rinjtë nuk preferojnë të punojnë për shkak të pagave të ulëta. Raporti i të rinjve që janë...

U aksidentua në punë, nderron jetë punonjësi i Bashkisë (Emri)

Gjatë mesditës së sotme ka humbur jetën punonjësi i Bashkisë së Elbasanit, Eduart Balliu, i cili pësoi aksident gjatë punës pak ditë më parë. Balliu...

Lajme të tjera

Web TV