Raporti për 2021/ Kreu i KLSH zbulon çfarë ka ndodhur me 300 kallëzimet penale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zhvilluar këtë të martë Komisioni për Ekonominë dhe Financat lidhur me vijimin e raportimit të veprimtarisë vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2021.

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu tha se institucioni që ai drejton ka bërë referimin e të gjitha shkeljeve penale të konstatuara në Prokurori,.

Gjatë fjalës së tij ai gjithashtu tha se koordinimi i institucioneve për të parandaluar një dëm të mundshëm të buxhetit të shtetit është më i domosdoshëm se ndëshkimi i atyre që e kryejnë dëmin.

“Në lidhje me pyetjen për kallëzimet penale, dua të parashtroj se detyra e KLSH në rastin e konstatimeve të kryerjes së veprave penale është t’i referojë ato mbi bazën e provave të plota në Prokurorinë e Posaçme apo në prokuroritë e rretheve. Dua t’ju kujtoj se nevojitet një kohë e plotë dhe nga ana e prokurorisë për konkludimet e rasteve konkrete. Siç thashë ato raste janë të bazuara në prova konkrete dhe jo në dyshime. Jam i bindur se prokuroria po kryen në mënyrë shteruese detyrën që i ngarkon ligji dhe jam i bindur se rezultatet do të jenë frytdhënëse për të gjitha institucionet shqiptare dhe për shoqërinë shqiptare. Ne i kemi dhënë rëndësinë e duhur përgatitjen e kallëzimeve penale në ato raste që kemi të bëjmë me veprat penale. Por më i rëndësishëm është parandalimi i kryerjes së veprës penale. Puna e të gjitha institucioneve duhet të koordinohet për të parandaluar dëmet në buxhetin e shtetit. Për më tepër duhet të fokusohemi në parandalim, pasi mendoj se është e rëndësishme të bëhet parandalimi i veprave penale se sa të bëhet përllogaritja e dëmit që e paguan taksapaguesi shqiptar. Mendoj që puna kryesore për të gjithë do të duhet të ishte koordinimi për parandalimin. Kemi pasur një lloj transparence në lidhje me publikimet, në lidhje për vënien në dispozicion të çdo akti kundrejt individëve që e kërkojnë apo mediave”, tha ai.

Të fundit

Psikologjia e ngjyrave, ja si ndikon roza në trurin tonë sipas ekspertëve

Psikologjia e ngjyrave sugjeron që ngjyrat e ndryshme mund të kenë ndikim në humorin, ndjenjat dhe madje edhe sjelljet...

Irgen Çela flet për të atin: Luftonte me jetën dhe vdekjen

Irgen Çela, në spektaklin "DWTS", tregoi një pjesë të parrëfyer të jetës së tij. Ai foli për aksidentin e prindërve dhe sfidat e luftërat...

Gaza bën bilancin: 18,000 palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës

Ministria e shëndetësisë e Gazës e udhëhequr nga Hamasi pretendon se rreth 18,000 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas pas sulmeve...

Përplasen dy trena në Itali, të paktën 17 të plagosur

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në linjën Bologna-Rimini, në zonën Faenza (Ravena) të Italisë. Sipas mediave italiane deri më tani...

Muzeu i Luvrit rrit çmimin e biletave të hyrjes

Muzeu i Luvrit ka njoftuar se do të rrisë çmimet e biletave, gjashtë muaj para Olimpiadës, kur Parisi do të presë edhe më shumë...

Lajme të tjera

Web TV