Përfshihen nga zjarri pyjet e Oroshit në Mirditë, erë dhe temperatura të larta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pyjet e Oroshit në Mirditë janë përfshirë nga një zjarr, i cili po përhapet me shpejtësi falë erës së fortë dhe temperaturave të larta.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vatre të shfaqur mesditën e 1 qershorit në Orosh.

Paraprakisht mësohet se sipërfaqja e kësaj vatre zjarri është 4 hektarë, ndërsa drejt saj janë nisur punonjës të shërbimit pyjor e zjarrfikës nga Mirdita.

Oroshi ndodhet në afërsi të kufirit administrativ me Kukësin dhe siç ka ndodhur vitet e tjera, në rast të mos kufizimit të kësaj vatre përhapja e zjarrit mund të përfshijë edhe pyjet në zonën e Arrnit dhe atë të Malziut pranë tunelit te Kalimashit.

Vera e kaluar mbahet mend për zjarret masive që përfshinë pyjet në këtë zone deri në thellësi të territorit të Kukësit përgjatë vargmaleve qe ndodhen mbi tunelin e Kalimashit.

Qindra hektarë me pyje u përfshinë nga zjarret e për shuarjen e tyre u deshën dite të tera me forca të shumta zjarrfikëse, forcat e ushtrisë vullnetare, por edhe shërbime zjarrfikëse e forca të armatosura të ardhura nga Kosova.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV