Pas një gjyqi gjashtë-javor dhe 13 orësh diskutimi, shtatë anëtarët e jurisë në Fairfax, Virxhinia, dhanë vendimin e tyre në favor të Depp, 58 vjeç.

Heard e quajti vendimin një “pengesë” për gratë, ndërsa Depp tha pas vendimit se jeta e tij dhe e fëmijëve të tij “ndryshuan përgjithmonë” sa hap e mbyll sytë, shkruan The Times.

“Që në fillim qëllimi i sjelljes së këtij rasti ishte zbulimi i së vërtetës. Të them të vërtetën, ishte diçka që u detyrohesha fëmijëve të mi dhe të gjithë atyre që kanë qëndruar të palëkundur në mbështetjen e tyre ndaj meje. Ndihem i qetë duke e ditur që më në fund e kam arritur këtë”, deklaroi ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Depp e përfundoi deklaratën e tij me një citim latin që thotë se “e vërteta nuk humbet kurrë”.

Në një deklaratë të lëshuar menjëherë pas leximit të vendimit, Heard tha: Zhgënjimi që ndjej sot është përtej fjalëve. Mali i provave ende nuk ishte i mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë, ndikimit dhe ndikimit joproporcional të ish-bashkëshortit tim. Jam edhe më e zhgënjyer me atë që ky vendim do të thotë për gratë e tjera. Është një kthim prapa… E kthen prapa idenë se dhuna ndaj grave duhet marrë seriozisht.

“Jam e trishtuar që e humba këtë çështje. Por jam akoma më e trishtuar që duket se kam humbur të drejtën që mendoja se e kisha si amerikane, të flisja lirshëm dhe hapur”, tha më tej ajo.

Lexo edhe :  Nisin flirtet në fermë, Xhesika ngacmon Robertin për Ditean: Ndoshta e pret...

Tashmë me humbjen e gjyqit ndaj ish-bashkëshortit të saj, Ambder do të përballet dhe me një situatë tjetër të vështirë, pasi situata i ka caktuar se duhet ti japë atij jo pak, por plot 8 milion dollarë si dëmshpërblim.

Detajet e çështjeve financiare të Heard që dolën gjatë gjyqit sugjeruan se kjo ishte një luftë që ajo nuk mund ta përballonte ta humbiste dhe aktorja duhet të gjejë më shumë se 8 milionë dollarë për t’i dhënë ish-bashkëshortit të saj, ndërsa siç raporton The Times, ajo është drejt falimentit.