Ishte aq i dehur sa uri*oi mbi vëllain e tij, pasagjeri zbritet me dhunë nga avioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në datën 3 maj në fluturimin e Jet3 të linjës Londër-Kretë.

Siç bëhet me dije nga mediat e huaja policia tërhoqi zvarrë një pasagjer britanik të dehur dhe me pantallona gjysmë të ulura pasi sipas raportimeve, ai urinoi mbi vëllain e tij dhe filluan të zihen me grushta.

Sipas linjës ajrore, Alfie Springthorpe dhe vëllai i tij Kenneth po gjobiten me 50,000 euro për incidentin, i cili ndodhi më 3 maj.

Një pasagjer i tronditur, i cili mbetet anonim, ka regjistruar një video ku shihet një nga vëllezërit duke u ndaluar nga një oficer policie greke në avion dhe duke u drejtuar në dalje.

Gjithçka nisi kur njëri nga dy vëllezërit tentoi të shkonte në tualet, por ishte aq i dehur sa nuk mundi as të ngrihej. Kështu ai urinoi mbi vëllain me pasojë një sherr mes tyre. Një grua me një foshnjë të ulur në ndenjësen e përparme, ka marrë një goditje në kokë, pa u lënduar rëndë.

Piloti i Jet2 u detyrua të devijonte fluturimin drejt Korfuzit për të zbritur dy vëllezërit nga avioni, ndërsa njëri prej tyre u arrestua, pasi i bëri rezistencë policisë. Një pasagjer tha se stafi gjeti gati dy shishe bosh vodka nën sediljet e vëllezërve.

Incidenti rezultoi në udhëtimin e më shumë se 200 pasagjerëve duke u vonuar me më shumë se tre orë e 45 minuta.

 

Të fundit

Duke i shkruar Zija Çelës një ditë pashke

Nga Artur Spanjolli/ Firence Nuk njihemi personalisht. Por Zija Çelën unë e njoh mirë me shqisën e gjashtë. E njoh...

Partia e Lirisë: Na vodhën zyrën dhe komunikimet elektronike

Persona të paautorizuar kanë hyrë në zyrat e Partisë së Lirisë ku kanë ndërhyrë në servera. Kreu i PL-së, Ilir Meta ka bërë denoncim...

Arsimi profesional, Rama: Moment kyç për nevojat e tregut të punës në zanate të caktuara

Kryeministri Edi Rama theksoi dje se “konferenca e dytë kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional “Aftësi 2030″, që u mbajt më datat 26-27 mars...

Nuk është shaka e 1 prillit/ Gjermania nga muaji tjetër legalizon përdorimin e kanabisit

Një program kryesor dhe i diskutueshëm i koalicionit të Olaf Scholz, legalizimi i pjesshëm i kanabisit për qëllime rekreative hyn në fuqi nga e...

Komandohet kryebashkiakja e Himarës edhe me votat e opozitës

Këshilltarët bashkiakë të PS-së bashkuan votat me ata të opozitës për të komanduar në detyrë Blerina Balën, kryetaren e përkohshme e Himarës. Pak para...

Lajme të tjera

Web TV