Ka nisur ceremonia shtetërore e nderimeve të fundit për ish-Presidentin Bujar Nishani. I pari që ka kryer homazhe për ish-kryetarin e shtetit ishte presidenti Ilir Meta, i shoqëruar nga vajza e tij Bora Meta.
Nderimet për ish-kreun e shtetit, që u nda nga jeta disa ditë më parë, nisin në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 12:00. Arkmorti me trupin e pajetë të ish-presidentit është vendosur “Skënderbeu” të Presidencës, ku familjarët po presin ngushëllimet.