test

Presidenti, Balla: Opozita ka arsye të forta për ta votuar kandidaturën e të shtunës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti ezauroi dhe raundin e tretë për Presidentin, pa kandidat, duke bërë kështu që të jetë PS-ja ajo e cila do të propozojë dhe miratojë emrin që do të pësojë Ilir Metën në Presidencë.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në një lidhje live me emisionin Opinion në Tv Klan, ka thënë se procesi i negociatave me opozitën dështoi për shkak se pakica nuk dorëzoi zyrtarisht një emër apo një listë emrash.

“Ne kemi negociuar me të gjithë opozitën e përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë, me të treja grupet parlamentare të opozitës. Kemi pasur një moment kur kemi pasur një dakordësi që në të dytin dhe të tretin opozita fitoi të drejtën ekskluzive për të propozuar emrin. Në rast se opozita do të kishte ushtruar përgjegjësinë për të sjellë me 20 firma mbështetëse një kandidat të tyre, ne do ta merrnim në konsideratë dhe atë që do bëjmë nesër në Kryesinë e PS do ta bënim në rastin e kandidaturës së ardhur prej tyre.

Debati ka qenë që opozita të ketë të drejtën e propozimit. Kjo nuk është negociatë. Negociatë quhet kur palët kanë të drejtë të negociojnë. Mund të propozonin një emër me 20 firma. Mua si kryetar i grupit të PS apo në Kuvendin e Shqipërisë unë nuk di që të jetë depozituar zyrtarisht një listë me emra”.

Ndërsa nesër pritet të mblidhet kryesia e PS, Balla theksoi se brenda kampit rozë janë bërë mbledhje për emrin e Presidentit të ri. Sipas tij, PS ka tashmë një listë emrash që të premten do të votohet një prej tyre dhe të shtunën do të votohet edhe në mbledhjen e grupit të PS, kur dhe kjo kandidaturë do të bëhet publike.

Lexo edhe :  "Më bën të besoj në magjinë e dashurisë", Diola Dosti i bën dedikim biznesmenit

“Ne kemi bërë një proces ku prej më shumë se 2 muajsh kemi bërë proces konsultimi brenda vetes. Ka pasur diskutime brenda PS në një rreth më të vogël. Kemi bërë për këtë çështje dy herë diskutime në Kryesinë e PS. Edhe në Kryesinë e PS është bërë një propozim me emra dhe nga ai proces ka dalë një short listë dhe nesër është dita finale. Ka disa emra. Kjo është një çështje shumë serioze”.

Balla ripërsëriti se kandidatura do të jetë e kundërta e Presidentit aktual. Ai u shpreh i bindur se për figurën që socialistët do të propozojnë, edhe nga opozita do të kenë arsye për ta votuar.

“Do jetë tërësisht i kundërt nga ajo që ka qenë Ilir Meta. Do të thotë të kesh respekt për Kushtetutën, do të thotë të respektosh parimin e ndarjes së pushtetit. E kemi thënë që ne duam një president i cili të respektojë parime kushtetuese, të qëndrojë mbi palët. Ne kemi thënë që ditën e parë që nuk do donin të kishim një politikan aktiv. Kandidatura me të cilën do të shkojë PS të shtunën është një kandidaturë që mendoj edhe deputetë të opozitës të përgjegjshëm kanë arsye të forta për ta votuar”.

Të fundit

E dënuar për vrasje, pas 43-vitesh gruaja shpallet e pafajshme nga gjykata

Sandra Hamm, e cila u dënua për vrasje në SHBA, iu anulua dënimi pasi kaloi 43 vjet burg pasi...

Humbet kontrollin, furgoni del nga rruga dhe përplaset me pemën

Një aksident është shënuar këtë mesditë në qytetin e Pogradecit. Një furgon mallrash, drejtuesi i të cilit ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga...

Formacionet zyrtare të sfidës Poloni-Holandë, Lewandowski e nis sfidën nga stoli

Poloni-Holandë çelin raundin e parë të Grupit D në EURO2024, me sfidën që nis në orën 15:00 dhe që luhet në “Volksparkstadion” në Hamburg. Ndërsa...

Ndërtimi i minierës së litiumit, Financial Times: Vuçiç jep dritën jeshile

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është duke u përgatitur t’i japë Rio Tintos dritën jeshile për ndërtimin e minierës më të madhe të litiumit...

10% më të lartë se mesatarja, ja kush është shteti me refuzimin më të lartë të vizave

Sipas një studimi të Henley & Partners, Afrika përballet me normat më të larta të refuzimit të vizave për zonën Schengen në Evropë, me...

Lajme të tjera

Web TV