Shkëlzeni i “pret” shpresat Arminës, për martesë: Nuk ndryshon gjë, unë në shtëpi të kam

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatorja Armina Mevlani ishte e ftuar në dasmën e Ilir Shaqirit dhe zbuloi se partnerja e tij, Emanuela Morini dukej si nuse shqiptare dhe ishte shumë e emocionuar sepse përlotej shpesh herë.

“Më ka mallëngjyer fakti që Emanuela ishte gjatë gjithë kohës e prekur ose qante. Si ato nuset qëmoti. Më preku shumë se thashë sa rëndësi ka dasma për femrat. Nuk ka rëndësi nëse je 40, je 18, 25… Të gjithë ëndërrojnë dasmën”, tha Armina në ‘Goca dhe Gra’.

Nuk mungoi ngacmimi nga Rita Petro për dasmën e saj me Shkëlzen Berishën dhe Armina tha se e ëndërron dasmën por nuk ka një plan për ceremoninë e tyre.

Shpesh herë është përfolur se po organizon dasmën dhe kanë kaluar vite e Armina me Shkëlzenin nuk kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Ndër të tjera tregoi se çfarë i tha partneri gjatë dasmës së Ilir Shaqirit.

“Më ka thënë Zeni, për neve burrat vërtet është kënaqësi, por nuk ndryshon gjë. Si të martuar, si të fejuar, si të dashuruar, kur e kemi në shtëpi dikë që duam është njëlloj. Për ju është e rëndësishme, më tha, se të shoh si të shkëlqejnë sytë kur flet”, tregoi Armina

Të fundit

Një në tre gjermanë i pakënaqur me ndryshimin e orës

Në Gjermani vetëm një e treta e qytetarëve besojnë se kalimi në orën verore ka një ndikim negativ në...

Kur do të zhvillohet/ Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Përplasjet në sallë erdhën pasi...

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës personale. Një sondazh i zhvilluar nga...

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së bashku me ish-presidentët demokratë Barack...

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë. Kjo pasi doganat...

Lajme të tjera

Web TV