“As ftohtë, as vapë”, titujt e mediave kryesore sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sfidat e mbrëmjes në “Nations League”, por edhe tratativat kryesore të merkatos, kanë qenë në fokus të mediave sportive për ditën e sotme.
Më poshtë titujt kryesorë sportivë:

“AS” i kushton faqen e parë supersfidës mes Spanjës dhe Portugalisë mbrëmjen e djeshme që u mbyll në barazim 1-1. “As ftohtë, as vapë”, është titulli i gazetës spanjolle.

Prima Pagina AS 03/06/2022

Për të njëjtën temë flet edhe “Sport” që komenton paraqitjen e kombëtares “La Roja” me titullin: “Debutim pa shkëlqim”.

Prima Pagina Sport 03/06/2022

Edhe “Mundo Deportivo” ka në fokus barazimin mes Spanjës dhe Portigalisë me titullin: “La Roja fal”.

Prima Pagina Mundo Deportivo 03/06/2022
“Leksion për botërorin” është titulli i “Marca” për këtë sfide, ndërsa ‘kritikon’ performancën e kombëtares spanjolle.

Prima Pagina Marca 03/06/2022

“L’Equipe” flet për kualifikim e Ukrainës në Botëror, pas fitores 1-3 me Skocinë. “Ukraina e mahnitshme”, është titulli i gazetës spanjolle.

Prima Pagina L'Equipe 03/06/2022

“Inter, çfarë kinemaje”, është titulli kryesor i “La Gazzeta dello Sport”, ku në klubin zikaltër ka zhvillime të rëndësishme në merkato me emrat e Dybala dhe Lukaku, ndërsa Lautaro Martinez është shprehur se nuk dëshiron të largohet.

Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 03/06/2022

“Corriere dello Sport” po ashtu ka në fokus zhvillimet e merkatos tek Interi dhe veçanërisht Romelu Lukakun i cili dëshiron me çdo kusht rikthimin në klubin zikaltër. “E zgjidh unë”, është titulli kryesor i “Corriere”, pasi pritet që belgu të negociojë vetë me Chelsean për largimin nga blutë e londrës.

Prima Pagina Corriere dello Sport 03/06/2022

“Tuttosport” rezervon faqen e parë për merkaton e Juventusit, me klubin bardhezi që është në kërkim të një mbrojtësi të djathë. “Juve, sprint për Molina”, është titulli i gazetës torineze.

Prima Pagina Tuttosport 03/06/2022

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV