Këshilli Kombëtar i PD-së në shenjë nderimi dhe respekti për ish-presidentin Bujar Nishani ka mbajtur sot një minutë heshtje.
“Miqtë e mi dje e përcollëm me dhimbje bashkërisht dhe i dhamë lamtumiren e fundit presidentit Bujar Nishani. Sot ju ftoj që në kujtim të tij, në respekt të zotit Nishani që ka qenë dhe kryetari i parë i Këshillit Kombëtar të PD, të mbajmë një minutë heshtje. Ish-Presidenti Bujar Nishani shpallet Kryetar Nderi i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike”, tha Paloka.