Lija e majmunëve shumë pranë nesh? Një rast i dyshuar në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pacient në Kosovë është regjistruar si rast i dyshimtë se mund të jetë infektuar me linë e majmunëve. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se më 3 qershor nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në linë e majmunëve.

Pacienti është një burrë i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit. Sipas ministrisë, pacientit i është marrë një mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet në laboratorin referent të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Holandë për testim.

“Presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas MSH-së, pacienti është në gjendje stabile dhe në izolim.

Lia e majmunëve është zbuluar për herë të parë në majmunë, në vitin 1958, në Afrikë. Rasti i parë në njeri është regjistruar në vitin 1970 në Republikën Demokratike të Kongos. Deri më tash, lia e majmunëve ka qenë e përqendruar vetëm në një numër të vogël të vendeve afrikane. Rastet e eksportuara tjetërkund kanë qenë të rralla ose joekzistente.

Por, javëve të fundit, ato janë shfaqur shpejt në disa shtete të Evropës, SHBA-së, Australisë e të tjera. Numri i tyre ka arritur tashmë në disa qindra.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), simptoma klasike e lisë së majmunëve është skuqja e lëkurës, që shpesh fillon në fytyrë dhe pastaj përhapet në gjymtyrë dhe pjesë të tjera të trupit. Skuqja ndryshon dhe kalon nëpër faza të ndryshme, derisa shndërrohet në puçrra, të cilat pastaj egërsohen dhe bien.

Simptomat tjera përfshijnë edhe ethe, kokëdhimbje, ënjtje dhe dhimbje muskujsh. Sëmundja, sipas OBSH-së, përhapet nga kontakti i afërt me një person ose kafshë të infektuar. Ajo i ka dy variante: i Kongos, i cili është më i rëndë – me vdekshmëri deri në 10 për qind – dhe varianti i Afrikës Perëndimore, i cili ka një shkallë të vdekshmërisë në rreth 1 për qind të rasteve. Rastet aktuale – jashtë kontinentit afrikan – janë raportuar si variant i Afrikës Perëndimore./Rel

Të fundit

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish...

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en, fëmijët, bashkërendimi i të gjitha...

“Voyage Privé”: Shqipëria, zbuloni thesarin e fshehur të Mesdheut

Dëshironi të bëni zbulime të reja? Magjepsuni nga pasuritë historike dhe kulturore të Shqipërisë, shkruan revista franceze e udhëtimeve “Voyage Privé”. Eksploroni peizazhet e saj...

Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë një orë para në Festën e Pashkës

Të dielën, më 31 mars 2024, do të kthehet ora verore. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 03:00...

‘Do të kemi temperatura të larta’, meteorologia zbulon surprizat e motit për fundjavën

Kjo fundjavë pritet të ketë një mot të qëndrueshëm, me temperature të relativisht të larta. Meteorologia Lajda Porja tha se edhe fillimi i muajit të...

Lajme të tjera

Web TV