Pasi kaloi dy dekada pas hekurave, një burrë nga Kalifornia është shpallur i pafajshëm pasi akuzohej për një vrasje.
Alexander Torres u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lartë e Los Anxhelosit, pasi gjykata iu drejtua nga Njësia e Integritetit të Dënimit dhe Projekti i Pafajësisë në Kaliforni.
“Ne duhet të jemi të gatshëm të pranojmë gabimet e së kaluarës, të përcaktojmë se çfarë shkoi keq dhe të sigurohemi që të mos i përsërisim ato gabime,” tha në njoftimin e Prokurorit të Qarkut të LA, George Gascón.
Torres u dënua gabimisht për vrasje në 2001 dhe u dënua me 40 vjet deri në burgim të përjetshëm, ndërsa tani është shpallur i pafajshëm.
“Jam i lumtur që jam me familjen time sot dhe jam shumë mirënjohës për këdo që më ndihmoi sepse gjithçka që doja ishte të dëgjohesha,” tha Torres në kohën e lirimit të tij, raportoi ABC7 .
Torres u akuzua pasi ishte i pranishëm në një ngjarje që ndodhi në New York, ndërsa një dëshmitar kishte zgjedhur foton e tij duke e quajtur fajtor, por që në fakt nuk ishte ai.