I arrestuari është pronari i një makinë që u gjet qindra metra larg trupit të transgjinorit të vrarë, teksa vrasja e 35-vjeçares shqiptare dhe të riut mendohet se ka lidhje me një rrjet prostitucioni.
Massa Carrara, u arrestua, i akuzuar për vrasjen e Nevilës, e cila u gjet e vdekur të dielën përgjatë përroit Parmignola dhe burrit transgjinor, trupi i të cilit u gjet mbrëmë.
Sipas mediave italiane vrasësi mund t’i ketë mbyllur gojën përgjithmonë transeksualit, i cili mund të ketë qenë dëshmitar i vrasjes së Nevila Pjetrit.
Në trupat e dy viktimave janë konstatuar shenja dhune. Sipas hetuesve, motivi i krimeve lidhet me botën e prostitucionit.
Për momentin kufoma e transgjinorit nuk është identifikuar dhe kërkohen dokumente apo sende personale përgjatë një përroi të vogël i cili më pas derdhet në lumin Magra.