9 qershor 68 / Vetvritet Neroni, perandori më i keq dhe mizor i Romës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vlerësohet si një nga perandorët më të këqij dhe më mizorë në historinë e Romës së Lashtë. Neroni ishte një perandor i pestë dhe i fundit i dinastisë Julio-Klaudiane, e cila u themelua nga August Oktaviani. U lind më 15 dhjetor të vitit 37 në Antium. Shumica e informacioneve që kemi sot rreth tij, vijnë nga veprat e Tacitit, Suetonit dhe Dion Kasit. Që të tre ata, kanë jetuar dhe shkruar pas mbretërimit të Neronit. Ata i përkisnin shtresës senatoriale, e cila e urrente shumë perandorin. Kjo shpjegon deri diku edhe portretizimin tejet negativ të Neronit në këto burime historike. Por perandori Neron, duket se ka gëzuar njëfarë popullariteti midis shtresave të ulëta. Përveç historisë Romake, Neroni ka një vend të spikatur në historinë e Krishterimit, pasi përmendet si një persekutor i madh i Kishës Katolike, dhe konsiderohej shpesh nga të krishterët e hershëm si Antikrishti. Thuhet se Neroni uli taksat, i dha më shumë pushtet Senatit, i zëvendësoi përleshjet e gladiatorëve me poezi dhe gara sportive. Dhe madje u fali jetën atyre që komplotuan kundër tij. Ndërsa këshilltarët e tij merreshin me administrimin e perandorisë, Neroni nisi të kënaqte pasionet e tij, të cilat me kalimin e viteve u bënë gjithnjë e më ekstravagante. Neroni miratoi një sërë ligjesh kundër tradhtisë, përmes të cilave u zbatuan shumë dënime me vdekje, mes të cilëve edhe 2 të afërm të mbijetuar të perandorit.

Në korrikun e vitit 64, shpërtheu Zjarri i Madh i Romës, që shkatërroi qytetin. Ai incident krijoi legjendën se “Neroni këndonte, ndërsa Roma po digjej”, që lindi fillimisht si një thashethem. Në fakt, Neroni nuk ndodhej në Romë kur ra zjarri, por në Antium. Dhe ai ndihmoi për shuarjen e tij. Pas zjarrit, Perandori Nero shfrytëzoi mundësinë për të ndërtuar Shtëpinë e Artë, një pallat i ri, që nëse do të kishte përfunduar, do të zinte një të tretën e qytetit.

Lexo edhe :  2 dhjetor 1993/ Policia Kolumbiane vret Eskobarin, mbretin e kokainës

Në vitin 68, në Gali shpërtheu një rebelim nën drejtimin e vetë guvernatorit të saj, Gai Vindeks. Neroni nuk u përball me vendosmëri me revoltën, dhe ajo u përhap shpejt edhe në pjesët e tjera të perandorisë. Servius Galba, guvernatori i Hispanias, u shpall perandor nga legjionet romak, dhe ai e shpalli veten legat i Senatit dhe popullit romak.

Neroni u braktis nga Garda Pretoriane dhe u përpoq të arratisej. Kur mësoi se Senati kishte urdhëruar arrestimin dhe ekzekutimin e tij, Nero zgjodhi të vetëvritej më 9 qershor të vitit 68. Sipas Suetonit, fjalët e fundit të Neronit ishin: Çfarë artisti po humbet bota!


Të fundit

Rikthehet në skenë pas arrestimit, mesazhi i Elsa Lilës për ndjekësit para festivalit

Elsa Lila do të rikthehet në Shqipëri për të marrë pjesë në ‘Festivalin e 61-të të Këngës’ në ‘Radio...

Inteligjenca amerikane: Luftimet në Ukrainë do të ngadalësohen në muajt e dimrit

Luftimet në Ukrainë janë ngadalësuar dhe kjo ka të ngjarë të vazhdojë në muajt e ardhshëm të dimrit, besojnë agjencitë e inteligjencës amerikane. Megjithatë,...

Dorëheqjet nga gara për primaret, Berisha: Tregues i lirisë së shprehjes!

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se në Malësi të Madhe është shtyrë gara, për shkak të disa problemeve. “Kishte kandidat, por kishte disa problem për të...

Nuk ka qetësi për Juventusin, CR7 përgatitet t’i hedhë në gjyq për 20 milionë eurot

Cristiano Ronaldo thuhet se i ka kërkuar Juventusit që t’i paguajë tarifën prej 19.9 milionë euro të rënë dakord fshehurazi gjatë fazave të hershme...

Kokulur me kapuç dhe maskë, del para hetuesve shqiptari që vrau të dashurën në Greqi

25-vjeçari shqiptar që qëlloi në kokë partneren e tij 19-vjeçare në banesën e saj në Pire, është dërguar para Prokurorisë dhe Hetuesit. Vrasësi i vetë-rrëfyer...

Lajme të tjera

Web TV