Talo Çela i iku, Policia arreston një tjetër “peshk të madh” në Elbasan (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes të shoqëruarve në operacionin e RENEA-s në Elbasan është Kelmend Xhaferri, i cili ishte shpallur në kërkim nga prokuroria për ngjarjen e rëndë që ndodhi para zgjedhjeve të 25 Prillit, ku mbeti i vrarë në qytetin e Elbasanit, mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani, i cili u ekzekutua nga badigardët e Gazment Bardhit, i cili ishte kryesuesi i listës së PD në qark.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se ndaj Kelmend Xhaferrit ka më shumë se 1 muaj e gjysmë që çështja penale është mbyllur, pasi është vërtetuar se ai nuk ka qëlluar ditën që u vra mjeku psikiatër, dhe se nuk ka patur lidhje me ngjarjen.

Burimet bëjnë me dije se Prokuroria e Elbasanit ka administruar të gjitha pamjet filmike të momentit kur është vrarë Xhuvani, dhe ka arritur në konkluzionin se Xhaferri nuk ka patur lidhje me ngjarjen.

Xhaferri është shoqëruar teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij në qytetin e Elbasanit.

Ndërkohë që i shumëkërkuari Talo Çela sërish ka shpëtuar nga ‘duart’ e policisë.

Të fundit

Dosja e krimeve të luftës/ Akuza Rusinë për shkaktimin e qëllimshëm të urisë në Ukrainë

Avokatët e të drejtave të njeriut po punojnë me prokurorin publik të Ukrainës për të përgatitur dosjen për t'ia...

Zgjedhjet në Kukës, numërohen 46 kuti votimi, ja kush kryeson me 3 mijë vota

Kur janë numëruar 46 nga 74 kuti votimi, Albert Halilaj ka përforcuar kryesimin me 3069 vota. Janë numëruar 46 nga 74 kuti Albert Halilaj  7397 Emri Vata...

Greqiciteti i një censusi

Vera e re në fuçinë e vjetër Nga ROLAND QAFOKU Në faqen zyrtare të CIA-s, në seksionin ciafactbookalbania (Linku: https://www.cia.gov/the-world-factbook/countries/albania/#people-and-society) jepen të dhënat të detajuara për...

Zgjedhjet/ Kush e merr Kukësin? Mbyllet pa incidente procesi votimit

Në Bashkinë Kukës u zhvilluan dje zgjedhjet e pjesshme lokale ku morën pjesë në votime 44 % e zgjedhësve. Në 74 qendrat e votimit...

Lajme të tjera

Web TV