Shqipëria luan vetëm një pjesë, Izraeli përmbys gjithçka dhe ‘rrëmben’ fitoren (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria zhgënjen sërish, këtë herë ndaj Izraelit në “Air Albania”, ku u mposht me rezultatin 1-2 me përmbysje dhe komplikoi totalisht objektivin për të zënë vendin e parë në grupin 2 të Ligës B.

Katër ditë pas barazimit 1-1 në transfertën islandeze, kuqezinjtë vinin të karikuar për të gjetur fitoren e parë, por sërish luajtën vetëm një pjesë dhe këtë herë dolën duarbosh, në një ndeshje që mund dhe duhej menaxhuar shumë më mirë.

Pas një pjese të parë më të mirë të Shqipërisë, golin e avantazhit e shënoi Armando Broja në shtesë, pasi ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga Ivan Balliu.

Në pjesën e dytë u pa një Izrael krejt tjetër, që përfitoi në maksimum nga përgjumja e kuqezinjve dhe ia doli të shënojë dy herë, duke përmbysur rezultatin dhe bërë që në “Air Albania” të bjerë heshtja.

Elseid Hysaj provoi të rikthejë baraspeshën, por goli i tij u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje, ndërsa zëvendësimet e trajnerit Reja sollën ndryshimin e skemës, por jo të rezultatit, që mbeti 1-2 për Izraelin.

Me vetëm një pikë në dy ndeshje, kuqezinjtë mbetet në vendin e fundit dhe tani kreu i grupit bëhet një mision mjaft i vështirë, pavarësisht një edicioni të nisur me pretendime mjaft të mëdha.

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV