Alketa Çela: Jam krenare për kulturën franceze dhe shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Intervistoi: Mentor Hoxha, Francë

Alketa ÇELA është ambasadorja e kulturës shqiptare në Francë. Prej 27 vitesh, banon në Lyon të Francës dhe ka nënshtetësi franceze.

Është soprano lirike me famë ndërkombëtare. Këndon rolet kryesore të kryeveprave operistike botërore. E martuar me një violinist dhe profesor të njohur francez. Është pjesë e trupës së Opéra National de Lyon (Opera Kombëtare e Lyonit) dhe krijuesja e Festivalit të parë operistik të këtij qyteti, “Lyon Grand Festival Opera”. Në sezonin e parë të këtij festivali ku morën pjesë artistë të njohur francezë dhe të huaj të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Lionit, Alketa pati rolin kryesor, atë të Madama Butterfly. Ka interpretuar në skenat më prestigjioze në Francë dhe jashtë saj: në Milano, Venezia, Treviso, Gjenevë, Varshavë etj. Pas deputimit në teatrin La Fenice në Venecia dhe në Operën e Lyonit, ajo është ftuar nga teatrot më të mëdha në Evropë, si Bordeaux Opera, Opera Kombëtare e Polonisë, Hamburg Opera Shtetërore, Komische Opera në Berlin, La Monnaie, Opera Nancy, Metz dhe Montpellier, etj. Ka kënduar ariet më të famshme: nga Verdi, Puccini, Cavalli, Bizet, Massenet, Strauss, Mozart, Bellini etj. dhe në operat “Manon Lescaut”, “Madama Butterfly”, “Don Carlo” etj. Ka patur role të mëdha, si Madama Butterfly, Pamina (Die Zauberflöte e Mozartit), Susanna (Le Nozze di Figaro e Mozartit), Princesha (L’Enfant et les Sortilèges nga Ravel), Chiarella (L’Osteria di Marechiaro nga Paisiello), Tosca, Mimi, Anna Donna, Liu, Violetta Valery (La Traviata), Elisabetta në operën “Don Carlo”, Fiordiligi opera Cosi fan tutte, Ifigjenia në “Ifigjenia në Tauris” etj. Ka kënduar në shumë koncerte, recitale dhe mbrëmje gala në Francë, Poloni, Itali, Gjermani, Tiranë, Spanjë etj. Ka realizuar një recital me melodi italiane në “France Musique” (Radio e referencës së muzikës klasike në Francë). Gjatë viteve 2017-2018 dha shumë koncerte operistike në vendet më të rëndësishme turistike e publike të Lyonit dhe në Paris, Bordeaux, Nancy etj. Në qershor të 2019-ës, ngriti në këmbë publikun lionez me intepretimin e shkëlqyer në koncertin “Chapelle de la Trinité”, një vend i mrekullueshëm dhe që sjell krenari për banorët e Lyon-it.

Talenti dhe sukseset e saj të mëdha në Francë janë pasqyruar nga media më të njohura në Lyon dhe Paris. Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde” e ka cilësuar Alketën si “soprano me zë diellor dhe me kualitet interpretativ të lartë”, ndërsa regjisorët e operas franceze e cilësojnë si “soprano dhe aktore të jashtëzakonshme”. “Le Monde” për “La Bohème” shkruan: “Alketa Çela magjepëse! Ajo u jep karakteristikat e rregullta të fytyrës së saj dhe bukurisë së saj unike të timbrit të saj. Surpriza më e mirë e mbrëmjes është kjo këngëtare e re shqiptare, e cila e bëri deputimin e saj në Opera de Lyon dhe karakterizon një Mimi që posedon, krahas vlerësimit të kërkuar nga linja Puçiniane, një ngjyrë tragjike dhe lartësi solare”. Për rolin e Mikaelës në “Carmen”, Paysud Mag thotë: “Një rreze dielli u shfaq në personin e Alketa Çelës në rolin e Mikaelës. Duke dëgjuar atë ne jemi në fund në opera. Plotësia e fuqisë në zë me bukurinë dhe formulimin . Është e bukur, është e nxehtë, është e fuqishme. Ajo beson në të, ajo është Mikaela” (Jean -Claude Meymeri), kurse Philippe Herlin, shkruan në ConcerttoNet për rolin e Alketës në “Les Huguenots”: “Alketa Çela, zë luksoz e të shkëlqyeshëm”. Alketa ka fituar disa çmime dhe konkurse operistike ndërkombëtare. Nga çmimet e saj në Francë veçohen: Çmimi i Parë i Operës në konkurrencën Evropiane Mâcon në konkursin ndërkombëtar dhe Çmimi i Parë e Çmimi i Publikut në Concours International de Gascogne. Nga çmimet jashtë Francës veçohet Çmimi “Voce Promessa” në Concorso Internazionale Lirico “G. Lauri Volpi” dhe Çmimi i Konkursit për rindërtimin e Teatro La Fenice e Venecias. Ka fituar edhe disa konkurse internacionale në Milano, Venezia dhe Treviso. Ka lindur në Berat. Është diplomuar shkëlqyeshëm në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe është specializuar në Itali dhe Francë. Pas një qëndrimi 20 vjeçar në Francë, u rikthye në skenën e TKOB në koncertin gala “Yjet e operas shqiptare”.

-Znj. Çela, sot, me datë 14 qershor 2022, ju do të jepni një koncert recital në një nga sallat më prestigjioze të Lyonit, qyteti i tretë më i madh në Francë pas Parisit dhe Marsejës. Si ndiheni para këtij evenimenti kaq të madh artistik në një nga qendrat kryesore më të njohura në Francë dhe jashtë saj?

-Ndihem shumë e lumtur. Për këtë arsye e quajta koncertin tim O kohë e lumtur! Lioni është qyteti im, unë jam shumë e lidhur me këtë qytet që e bëri të njohur talentin tim si soprano. Opera e Lionit është opera e dytë e Francës. Ndihem shumë mirë këtu, dhe këtë herë, dyfish, pasi këndoj pas kësaj periudhe të gjatë të përmasave shëndetësore në botë ku u ndërprenë të gjitha aktivitetet, dhe e dyta për të gjetur këtë atmosferë të bukur koncertesh live, për të ndarë artin e tim me publikun. Unë dhe pianistja kemi një shans të jashtëzakonshëm për të bërë muzikë në qendër të Lionit në amfiteatrin e Muzeut të Arteve të Bukura ku gjenden koleksione të veprave të mëdhaja.

-Sa kohë keni që përgatiteni për këtë recital?

-Dy muaj. Këtë herë dhe përgatitja bëhet thuajse çdo ditë, sepse për të kënduar në harmoni, më duhet të shoh detajet dhe të punoj në mënyrë jashtëzakonisht të plotë me pjesët e mija. Më pëlqen të zgjedh një program që e mban zgjuar publikun dhe përpiqem të zbuloj pjesë të tjera të reja që nuk janë domosdoshmërisht shumë të dëgjuara, por që janë faqe magjepsëse dhe të mëdha kompozitorësh për të cilët ne artistët në vazhdim kemi detyrime t’i ringjallim dhe interpretojmë.

-Çfarë përmban programi i këtij recitali?

Është një program i gjërë dhe i rëndësishëm me melodi, lieder dhe arie operistike. Një moment muzikor i frymëzuar nga kompozimet e mrekullueshme të R. Schuman, me pasionet romantike të arieve të G. Puccini, duke kaluar në finesën e faqeve të O. Respighit.

-Prej shumë vitesh ju jeni pjesë e Operës Kombëtare e Lyonit. Një vlerësim dhe një eksperiencë e bukur natyrisht?

-Edhe nëse kur fillova nuk e mendoja se ky profesion ishte aq i vështirë, sepse duhet të jesh dhe të zotërosh në mënyrë konstante një nivel të madh edhe pse vitet kalojnë. Eca përpara me shumë vetëbesim dhe sigurisht këmbëngulje në punë, por ndonjëherë janë zgjedhjet tuaja ato që bëjnë diferencën dhe që çojnë në mundësi dhe dyer që hapen për ju. E them këtë sepse me zgjedhjen time për të bërë dhe përgatitur një konkurs apo një rol të Mozartit në Itali, drejtuesit e Lionit më ftojnë në Francë dhe shohin tek unë aftësinë për të kënduar role të ndryshme në sezonet e operës. Natyrisht isha krenare dhe janë vitet e mira të karrierës sime që do të më shënojnë përgjithmonë në jetë.

Lexo edhe :  Kate Winslet tregon pse e lë në tualet kupën e Oscar

-Si arritët të punësoheshit në këtë institucion kaq të rëndësishëm artistik?

-Që në takimin tim të parë me drejtuesit dhe pasi këndova disa pjesë në skenën e Operës Kombëtare të Lionit, u zgjodha për disa kontrata për disa vite. Duke pasur një kapacitet teknik të këndosh në një nivel shumë të mirë për institucionin, mund të vazhdosh angazhimet me ta. Koha e lirë jashtë këtyre kontratave më jepte mundësinë të këndoja edhe në teatro të tjerë, është një gjë e mrekullueshme të mësosh profesionin në këto kushte. Kështu ndodhi dhe aty ishte kjo kohë ku interpretova edhe rolin tim të parë për La Fenice në Venecia në Itali.

-Para këtij këtij koncerti recital ju keni marrë pjesë në shumë koncerte të mëdha në Francë, cilin veçoni?

-Një recital në Operën e Lionit, i regjistruar nga France Musique dhe të tjerë, si Rekuiemi i W.A.Mozart dhe G. Verdi në Paris. Gjithashtu një angazhim për disa koncerte me ariet nga W.A. Mozart i drejtuar nga një flautist dhe dirigjent i madh francez. Koncerti im në Venecia për La Fenice për rindërtimin e teatrit La Fenice. Recitali im i fundit në Francë me Maestro Widjaja mbetet një kujtim i madh muzikor.

-Për arritjet e tua artistike në Francë ju keni marrë disa çmime dhe keni fituar disa konkurse operistike ndërkombëtare, kë veçoni si më të rëndësishmin?

-Unë nuk kam bërë shumë konkurse në Francë, por të dyja janë çmime të rëndësishme, një çmim i parë dhe një tjetër çmim i parë dhe çmim i publikut. Pra një Konkurs Ndërkombëtar në jug të Francës dhe një tjetër Konkurs Evropian për melodi dhe arie operistike. Në Itali konkursi im i parë që më bëri të këndoj rolin e parë të karrierës time Pamina në Treviso gjithashtu fitimi i konkursit të tenorit të shquar italian Lauri Volpi.

-Ju keni lindur në Shqipëri, ndërkohë keni rreth 30 vite që jetoni dhe ushtroni aktivitetin tuaj artistik në Francë. Si ndiheni në tokën e lashtë dhe të lavdishme të frankëve?

-E vërtetë, këtu jetoj më shumë se kam jetuar në Shqipëri. Franca është një vend kaq i madh dhe i bukur. Kultura e saj e veçantë dhe eleganca franceze që adhuroj më shoqërojnë këto vite. Edhe pas kësaj kohe unë ende zbuloj gjëra, gjithmonë mësohet në jetë. Më pëlqen shumë ky vend që ka bërë përparim të madh dhe është ndriçim për botën. Vend i Volterit, i Viktor Hugo, i gastronomisë, i të drejtave të njeriut. Franca humane që ka ndihmuar për integrim breza të tërë në shekuj. Të gjitha së bashku bëjnë që të ndihem mirë. Ndërtova familjen time këtu.

-Ju tashmë keni dy atdhe: Shqipërinë dhe Francën. Si ndihesh mes këtyre dy dashurive? Ç’farë i bashkon dhe i ndan Alketën franceze me Alketën shqiptare?

-Mendoj se është një pasuri të kesh këto dy kultura. Mikpritja Shqiptare është shumë e njohur dhe i ngjan pak Francës e cila e tregon humanizmin e saj me mirëseardhje dhe ndihmën që u jep të tjerëve. Unë i dua të dy vendet dhe përfitoj duke thënë herë pas here se sa shumë i dua, dhe vetëm duke parë një soprano që ka studiuar në Shqipëri dhe që vazhdon një karrierë këtu dhe ndërkombëtarisht për mua ky është një simbol integrimi dashurie dhe me plot kuptimin e fjalës, një aspekt pozitiv ose me disa elemente të mira të bashkuara, çdo gjë është e mundur. Jam krenare për të dyja kulturat.

-Ju keni një karrierë të shkëlqyer në Francë : Shumë koncerte, recitale dhe role të mëdha, por mungon atdheu juaj?

-Shqipëria, po sigurisht vendi im i parë, kam kujtime të mrekullueshme në atdhe. Në udhëtimet e mia atje jam gjithmonë e prekur. I uroj Shqipërisë gjithë arritjet ekonomike që i duhen në të ardhmen për të qënë një shtet i fort Evropian.

-Tani që je larg, për çfarë të merr malli më shumë për vendlindjen?

Për fjalët e nënës dhe babait tim. Ata u ndanë nga jeta jo shumë kohë më parë. Shembuj të shkëlqyer për mua. Do të jetojnë përherë në zëmrën time. Mund të them gjithashtu se më mungon herë herë kuzhina shqiptare dhe më pas shkëlqimi i kohës në Shqipëri.

-Nga fëmijëria dhe rinia çfarë të është ngjizur në kujtesë?

-Lumturia e atyre viteve, fëmijëria ime, dashuria dhe kujdesi i prindërve të mij, edhe nëse datat më të rëndësishme për mua do të mbeten ato që bënë të mundur fatin tim si soprano e ardhshme. Një nderim këtu për të gjithë mësuesit e mi që nga shkolla tetë vjeçare në Kuçovë me profesor Luto Hasanin, Nito Lalën, zysh Elin, deri në Liceun Artistik të Beratit, përshëndes zyshat e mrekullueshme Loreta Vongli (kanto), Ermira Tusha (pianiste) dhe më pas në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, Profesoreshën time të shtrenjtë dhe të nderuar Suzana Frashëri, një model për mua perfeksioni. Për përcjelljen e njohurive tek unë dhe për mbështetjen që më treguan i falenderoj thellësisht.

-Ku keni ndërmend t’i kaloni pushimet verore këtë vit?

-Në jug të Francës pranë detit.

-Lyoni është qyteti me numrin më të madh të shqiptarëve, pas Parisit. Cili është mesazhi juaj për ta?

-Nuk e dija. Në një mënyrë të thjeshtë, mesazhi im është që ata duhet të besojnë në një të ardhme më të mirë dhe të vazhdojnë të këmbëngulin në fushat e tyre të punës, dhe mbi të gjitha të vazhdojnë të ëndërrojnë. Gjithashtu, kanë mbetur pak kohë për të ardhur dhe për të na mbështesin në koncertin tonë më 14 qershor në Lyon.

-Si është një ditë pune dhe një fundjavë për ju në Lyon?

Sot ishte një seancë pune organizimi dhe provave intensive, por në përgjithësi më pëlqen të qëndroj me fëmijët e mij dhe me familjen. Përgatitja e një dreke të mirë. Ndonjëherë shkojmë të vizitojmë dhe vënde që nuk i njohim. Familja ime dhe opera dy pasionet e mija të pa ndara. Ndihem me shumë me fat që i kam.

Të fundit

I dha vulën e PD-së Berishës/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot gjyqtarin e Tiranës, Agron Zhukri. Emri i Zhukrit u lakua në pranverën e...

Efektet që kanë aktivitetet artistike në trurin e njerëzve në moshë

Për shumë prej nesh, ditët kur mund të krijonim diçka artistike, një pikturë, art crafts (punime artistike me dorë) apo diçka që vë trurin...

Arrestimi i këngëtarëve shqiptarë në Zvicër/ Mirë ua bënë, vinë e dredhin by**ët dhe…

Zbardhen detaje rreth aksionit të policisë zvicerane për arrestimin e disa personave në lokale nate, ku mes tyre ishin dhe këngëtarë shqiptarë dhe serbë....

Pse Meta është bërë agresiv? Analisti i njohur zbardh prapaskenat e bujshme

Analisti Ergys Mërtiri ‘në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ theksoi se Meta është bërë agresiv pasi duket qartë se ka një hall të madh...

Pas daljes nga ‘BBV3’, Ilnisa habit fansat, bën ndryshim drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me Meritonin, ka qenë tepër aktive...

Lajme të tjera

Web TV