“Çfarë figure nga Italia”/ Titujt kryesorë sportivë për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rezultatet e kombëtareve në “Uefa Nations League” dhe merkato e klubeve kryesore europiane janë në fokusin e gazetave më të njohura sportive.

Më poshtë titujt kryesorë të tyre.

“SPORT” e vendos fokusin tek merkato e Barcelonës dhe objektivat e saj, ku zbulohen edhe planet B, të katalanasve. “Koulibaly-Di Maria janë alternativat” është titulli kryesor i gazetës spanjolle.

Prima Pagina Sport 15/06/2022

Edhe “Mundo Deportivo” shkruan për merkaton e blaugranasve, kryesisht për objektivin Kounde për të cilin vendos titullin: “Barcelona, zgjedhja e parë”.

Prima Pagina Mundo Deportivo 15/06/2022

“Marca” ka në faqen e parë Tchouameni, blerjen më të re të Real Madrid, i cili rrëfeu: “Mbappe më ftoi të shkoja tek PSG”.

Prima Pagina Marca 15/06/2022

“Mbappe më ka kuptuar”, është titulli kryesor i “AS”, që gjithashtu ka në fokus intervistën e Tchouameni dhe tratativën e tij me PSG, para kalimit tek Madrilenët.

Prima Pagina AS 15/06/2022

“Duhet të gjejmë një ligj të kundërt sportiv” është titulli i “L’Esportiu”, e cila i kushton faqen e parë intervistës së UFEC, Gerard Esteva.

Prima Pagina L'Esportiu 15/06/2022

“L’Equipe” i kushton faqen e parë futbollistes së PSG, Kheira Hamraoui e cila rrëfen vështirësitë në jetë dhe momentin më delikat kur u rrah me shufër hekuri. “Mendova se do të ngelesha atje” u shpreh ajo, që është njëkohësisht titulli kryesor i prestigjozes franceze.

Prima Pagina L'Equipe 15/06/2022

“Goditësit dhe të përplasurit” është titulli i “Mirror Sport”, që nuk kishte sesi ta kalonte pa vënë në fokus humbjen shokuese të Anglise 0-4 ndaj Hungarisë në Nations League mbrëmjen e djeshme. “Tre Luanët” morën një humbje shokuese, ndërsa hungarezët një fitorë historike.

Prima Pagina Mirror Sport 15/06/2022

Edhe shtypi Italian, përveç merkatos vë theksin tek humbja befasuese e Italisë më rezultatin 5-2 ndaj Gjermanisë.

“Italia çfarë figure”, është titulli i “La Gazzeta dello Sport”, e cila kritikon paraqitjen e kombëtares azure, në atë humbje katastrofike.

Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 15/06/2022

Po ashtu, edhe “Corriere dello Sport”, faqen e parë ja kushtojn humbjes dramatike, për të cilën shkruan: “Jashtë testit”

Lexo edhe :  A është normale të ndiheni të uritura gjatë ditëve të ciklit menstrual

Prima Pagina Corriere dello Sport 15/06/2022

Ndërkohë, e përditshmja torineze “Tuttosport” ka në fokus merkaton e Juventusit dhe objektivin Koulibaly, për të cilin shkruan: “Koulibaly-Juve, çelësi është Demiral”.

Prima Pagina Tuttosport 15/06/2022

Të fundit

Rriten temperaturat në vend, në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga...

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Nisin punimet në Lezhë për ndërtimin e kampit

Marrëveshja Shqiptari-Itali e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia Giorgia Meloni, burime bëjnë me dije se kanë nisur punimet e para të ndërtimit...

Merret VENDIMI / Ja kush është kryetarja e re e Bashkisë Himarë

Pas tensioneve të larta dhe debateve, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe pasi u shty për në orën 12:00, zgjodhi me 16 vota...

Si ta kuptosh nëse je i/e mirë në shtrat?

Si fillim, ekspertët theksojnë se trajtimi i seksit si një akt ku ka rëndësi performanca mbi gjithçka është shumë e gabuar sepse largon vëmendjen...

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë rajoni dhe a janë në...

Lajme të tjera

Web TV