Deklarata e Lavrov: Armët që janë dërguar në Ukrainë po shiten në tregun e zi në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka sulmuar sërish politikën e Perëndimit në lidhje me luftën në Ukrainë.

“Ata po përpiqen ta kthejnë Moldavinë në një Ukrainë të dytë”, tha Lavrov gjatë një interviste televizive teksa tha se armët që Perëndimi i ka dërguar Ukrainës kanë nisur të shiten në tregun e zi, duke përfshirë edhe vendin tonë. Lavrov tha se armët perëndimore po shiten në Shqipëri edhe Kosovë.

Ai tha se shpreson që Perëndimi të kuptojë të gjitha rreziqet që lidhen me furnizimin me armë të rënda në Ukrainë.

“Unë me të vërtetë shpresoj që përveç politikanëve që kërkojnë në mënyrë të papërgjegjshme që t’i japin Ukrainës çfarë do lloj gjëje që ajo kërkon, ka ende njerëz ushtarakë që kuptojnë se çfarë është në rrezik dhe që kuptojnë rreziqet që lidhen me të,” tha Lavrov.

Lidhur me bisedimet e ngrira të paqes me Ukrainën, ministri i Jashtëm rus tha se vetë Kievi ka nënshkruar se nuk dëshiron negociata me Rusinë.

“Ne ende nuk e kuptojmë se çfarë lloj udhëzimesh merr Zelensky nga mësuesit e tij në Uashington dhe Londër” , tha ai.

I pyetur për ofertën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE, Lavrov tha : “Nuk e di nëse Ukrainës do t’i jepet një udhërrëfyes për t’u përgatitur për anëtarësim. Nëse kjo ndodh, atëherë do të thotë vetëm një gjë, se BE-ja është edhe një herë gati të mbyllë sytë ndaj të gjitha kritereve të saj që kanë ekzistuar gjithmonë për kandidatët dhe është e gatshme të udhëhiqet vetëm nga konsideratat gjeopolitike”.

Të fundit

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Foto/ “Kafsha më e shëmtuar në botë” shpallet peshku i vitit në Zelandën e Re

Dikur e cilësuar kafsha më e shëmtuar në botë, ‘peshku me njolla’ ka bërë një rikthim mahnitës, ai u kurorëzua këtë javë si Peshku...

Arrestimi i rivalit të Erdogan, lira turke pëson rënie rekord brenda orësh

Lira e Turqisë ra deri në 12.7% dhe arriti një nivel të ri të ulët historik prej 42 për dollar të mërkurën, me obligacionet dhe aksionet...

Lajme të tjera

Web TV