Kovaçevski: Për gjuhën dhe identitetin nuk negociojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Identiteti dhe gjuha maqedonase nuk do të negociohen”, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Prespës për Dialog, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth përmbajtjes së propozimit francez për heqjen e vetos bullgare që mundëson nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Maqedonia e Veriut, që nga viti 2005, është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për shkak të disa kontesteve mes dy vendeve që lidhen me gjuhën dhe identitetin, Bullgaria e ka bllokuar këtë proces. Kovaçevski ka nënvizuar se tek autoritetet maqedonase ende nuk ka mbërritur propozimi francez, i cili harmonizohet nga ana e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. “Nëse vendet anëtare të BE-së, përfshirë këtu edhe Bullgarinë, harmonizojnë propozimin në raport me zgjerimin, gjatë samitit të ardhshëm do të na dorëzohet propozimi, dhe ne atëherë do t`i japim vërejtjet tona. Lidhur me qëndrimet, ato janë qartë të përcaktuara nga Kuvendi, se nuk do të negociohet për gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas dhe se zgjidhja duhet të jetë gjithëpërfshirëse me garanci se pas kësaj nuk do të ketë kërkesa të tjera në raport me integrimin tonë në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai. Kovaçevski ka përshëndetur përpjekjet e presidentit të Francës, Emmanuel Macron – që kryeson me presidencën e BE-së deri më 1 korrik – i cili personalisht ka iniciuar gjetjen e një zgjidhjeje. Sa i përket problemeve të brendshme në Bullgari me humbjen e shumicës parlamentare, kryeministri Kovaçeski ka theksuar se në këtë situatë është me rëndësi që të mos politizohet kontesti që ka Shkupi me Sofjen zyrtare. Të premten ish-ministri i Punëve të Jashtme, zyrtar i lartë nga radhët e VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski, në rrjetet sociale ka publikuar dokumentin, i cili, sipas tij, paraqet propozim-kornizën negociuese të Këshillit të BE-së për Maqedoninë e Veriut. Sipas dokumentit të publikuar, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë, bëhen pjesë e kornizës negociuese me BE-në, ndërkohë për Maqedoninë e Veriut hapet edhe një çështje tjetër – ajo e Kushtetutës dhe përfshirjes së pakicës bullgare si kusht për caktimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Milloshoski ka akuzuar kryeministrin Kovaçeski, ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, dhe ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq, të cilët, ka thënë ai, edhe pse kanë qenë në dijeni për këtë dokument, nuk kanë arritur që marrëveshjet dypalëshe t’i ndajnë nga korniza negociuese, për çka janë angazhuar shumë anëtare mike të Bashkimit Evropian.

Varhelyi: Bullgaria të mësojë nga Greqia për t’i tejkaluar dallimet me fqinjët

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, nëpërmjet një video-prezantimi para të pranishmëve në Forumin e Prespës për Dialog ka theksuar se Bullgaria duhet të përforcojë përpjekjet për tejkalimin e kontestit me fqinjin e saj, Maqedoninë e Veriut. “Sot derisa festojmë 4-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës , është e rëndësishme të theksojmë se ashtu siç Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë mundur ta tejkalojnë problemin e tyre dhe ta zgjidhin atë me një marrëveshje të përbashkët, presim që Bullgaria të bëjë përpjekje dhe të bëjë të njëjtën gjë. Jam i sigurt që diskutimi i sotshëm do të ofrojë shumë ide se si të ecim përpara së bashku”, ka theksuar Varhelyi. Ndërkaq i pyetur nga gazetarët nëse Kosova do të trajtohet në mënyrë të barabartë me shtetet tjera nëse vendos t`i bashkohet iniciativës “Ballkani i Hapur”, kryeministri Kovaçevski tha që “ftesa për Kosovën është e hapur”, porse nuk dha më shumë detaje. Kovaçevski ka theksuar se Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë zgjidhje mes vete, por e cila si e tillë nuk do të ndikojë në vendet e rajonit. “Zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të gjendet përmes dialogut të përbashkët mes dy shteteve. Ne, si shtet, këtë do ta respektojmë. Atë zgjidhje dhe qëndrim që do ta arrijnë Kosova dhe Serbia, duhet t’i kënaqë të dyja palët, por zgjidhja nuk duhet të ketë ndikim mbi shtetet përreth, siç është vendi ynë”, tha Kovaçevski. Ky reagim pasoi qëndrimin e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, se shteti i saj ndodhet para një sfide të vështirë pasi rruga e integrimeve për Serbinë mbetet e kushtëzuar me njohjen e Kosovës, edhe pse, siç tha, një gjë e tillë askund nuk thuhet hapur për sa i përket procesit të integrimeve të Serbisë në Bashkimin Evropian. Në Ohër gjatë ditës së dytë të Forumit të Prespës për Dialog i pranishëm është edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Lexo edhe :  25 vjet më parë: NATO-ja nisi bombardimet mbi forcat serbe

 

“Global Development Initiative” bën shërbimin e saj të parë

Nga Edmond Laçi

Ndodh shpesh që në kohë të vështira për njerëzimin, të lindin ide dhe inisiativa të mëdha. Në shtatorin e vitit të kaluar kur presidenti kinez Xi Jinping propozoi para Asamblesë së Përgjithshme të 76-të të Kombeve të Bashkuara nismën “Global Development Initiative”, askush nuk priti që brenda pak muajsh ajo të jepte frytet e para. Mes tetë fushave prioritare të inisiativës, përfshiheshin lufta kundër Pandemisë, zbutja e varfërisë, menaxhimi i sigurisë ushqimore, zhvillimi i gjelbër etj. Por shumë shpejt kësaj inisiative iu “bashkuan” edhe SHBA dhe BE, të cilat shpallën ato që ata e quajnë “alternativa ndaj projekteve të tjera”, ndonëse nuk e përmendin Kinën. SHBA me “Build Back Batter for the World” dhe BE me “Global Gateway”, premtojnë të investojnë edhe ato miliarda në të gjithë globin, sidomos në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine. Nëse vërtetë këto investime do të arrijnë në vendet më të varfra të globit, “Global Development Initiative”, e ka bërë shërbimin e saj të parë. Që nga dita e prezantimit, në krye të agjendës së “Inisiativës së Zhvillimit Global” të Kinës ishte qasja e barabartë në vaksinim. Kanë kaluar vetëm disa muaj dhe sot ky vend ka ofruar më shumë se dy miliardë doza të vaksinës Covid për 120 vende dhe organizata ndërkombëtare. Sipas ministrit të Jashtëm Wang Li, Kina mbetet furnizuesi kryesor i vaksinave në botë, ndërkohë që i ka ofruar komunitetit ndërkombëtar edhe rreth 400 miliardë maska, mbi 4 miliardë kostume mbrojtëse dhe rreth 8.5 miliardë komplete testimi. Po ashtu presidenti kinez Xi Jinping ka premtuar edhe dërgimin e një miliardë dozave të tjera të vaksinës në kontinentin afrikan, 600 milionë prej të cilave, si donacion. Deri tani më shumë se 100 vende kanë shprehur mbështetjen e tyre për nismën e Kinës dhe më shumë se 50 vende i janë bashkuar Grupit të Nismës së Miqve të Zhvillimit Global në platformën e OKB-së. Ndërkohë në magazinat në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, ka ende qindra miliona vaksina të cilat, nëse transferohen në vendet afrikane ose vende të tjera me të ardhura të ulëta dhe të mesme, mund të shpëtojnë mijëra jetë. BE premtoi në fillim të këtij viti se deri në mesin e 2022-it, do të shpërndante në vendet e varfra 700 milion doza vaksinash, por lufta në Ukrainë e ka lënë këtë shifër pothuajse në mes. Ndërsa Shtetet e Bashkuara kishin premtuar dhurimin e 500 milion vaksinave për 100 vende, por deri në fillim të këtij viti, ¾ e vaksinave ende nuk ishin nisur. Në një raport të publikuar javën e kaluar, UNICEF konfirmoi se falë nismës COVAX, rreth 1.3 miliardë doza vaksine janë dorëzuar në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Megjithatë Afrika aktualisht ka vaksinuar vetëm 17.2 për qind të popullsisë. Edhe sot në këtë kontinent regjistrohen pothuajse 12 milion infektime në ditë, me mbi 250 mijë viktima. Për të arritur qëllimin e vaksinimit të të paktën 60 për qind të popullsisë (rreth 780 milionë), Afrikës do t’i nevojiten rreth 1,5 miliardë doza, që sipas vlerësimeve aktuale, mund të kushtojë nga 8 deri në 16 miliardë dollarë, me kosto shtesë prej 20-30 për qind, për programin e shpërndarjes së vaksinave. Mjafton të kujtojmë se gjatë vitit 2021, nëntë nga dhjetë banorë në vendet në zhvillim mbeten pa vaksina. Duket ironike, por e vetmja shpresë e vendeve të varfra, sidomos atyre afrikane, mbetet që Fuqitë e Mëdha të vazhdojnë pa fund garën e “diplomacisë së vaksinave”, siç po përmendet gjithnjë e më shpesh kohët e fundit. Por edhe të “garave” të tjera, si ato në infrastrukturë, ushqim, ekonominë digjitale, mjedisin etj. Të paktën deri tani Kina me “Global Development Initiative” ka bërë shërbimin e saj të parë për të mirën publike globale. Madje më tepër se me vetë donacionet e saj, me faktin që po tërheq pas të tjerët…(CRI)

Të fundit

Berisha: Shqipëria nuk plotëson më kriteret politike për të qenë anëtare e NATO-s

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje live ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit...

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron kreun e ARRSH-së (Emri)

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit. Sipas informacioneve,...

Ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Kthehet ora verore me akrepat që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars. Akrepat lëvizin një orë para,...

“Në maj do mbërrijnë emigrantët e parë”/ Publikon detaje nga tenderi me vlerë 34 mln euro

Që nga 20 maji 2024, kampet në Shqipëri që do të përpunojnë kërkesat për azil të individëve të shpëtuar nga autoritetet italiane do të...

Skema e re për vitet e punës/ Vështirësitë e pagesave me bankën për pensionet

Një pensionist që merr aktualisht 9.600 lekë pension mujor, me shtesën 5 për qind që do të aplikohet do të marrë 500 më tepër. Por...

Lajme të tjera

Web TV