Nga merkato e Barçës te triumfi i Warriors, këta janë titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryefjala e mediave sportive ditët e sotme tashmë nuk është më surprizë. E gjithë vëmendja është nga merkato e verës, e cila ka hyrë në një fazë mjaft interesante. Kontaktet dhe bisedat mes futbollistëve dhe klubeve të ndryshme duket se kanë avancuar dhe priten goditje të mëdha transferimesh këtë sezon.

Për më tepër, ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive botërore:

Spanjollja “Sport” e hap me titullin “Për të firmosur”. Barcelona duket se është shumë pranë akordit me disa yje që pritet të bëjnë ekipin blaugranas të arrijnë majat e futbollit europian sërish. Disa prej tyre janë: Lewandowski, Christensen, Kessie, Marcos Alonso dhe Azpilicueta. Gjithashtu raportohet se Barcelona do të ketë në dispozicion 200 mln euro për të shpenzuar këtë merkato verore.

“Marca” ka zgjedhur të zhvendosë fokusin në botën e tenisit, ku Rafael Nadal ka shprehur hapur dëshirën për të luajtur në turnamentin e Ëimbledon në Londër. “Duhet të qëndroni në këmbët e tij” është titulli i prestigjozes spanjolle, me tenistin i cili është ende në rikuperim i sipër nga dëmtimi i tij i fundit në këmbë.

“AS” vjen me një këndvështrim interesant mbi merkaton e Real Madrid në të ardhmen me titullin “Haaland 2024”. Erling Haaland, i cili sapo firmosi me skuadrën e Manchester City-t, ka një klauzolë prej 150 mln eurosh që i aktivizohet në vitin 2024. Madrilenët duket se nuk do ngurrojnë të hidhen në sulm për gjigantin norvegjez pas dështimit me Kylian Mbappe.

“Legjenda Curry” është titulli i “Mundo Deportivo. Stephen Curry ishte ylli i finales së NBA ku ndihmoi ekipin e tij Golden State Warriors duke mposhtur skuadrën e Boston Celtics. Ky ishte titulli i katërt në karrierë për Stephen Curry.

Lexo edhe :  Ja ç’duhet të bësh për të pasur një lëkurë me shkëlqim

E përditshmja franceze “L’Equipe” ka zgjedhur të mbulojë suksesin e skuadrës së ‘Castres’ në regbi në faqen kryesore. “Kënaqësi e mirë” shkruan gazeta e njohur për suksesin e ekipit të trajnerit Broncan, të cilët mposhtën Toulouse me rezultatin 24-18.

Kampionati italian është nje prej kampionateve më aktivë përsa i përket zërave të merkatos. “La Gazzetta dello Sport” hapet me titullin: “Juve, vitamina K”, duke iu referuar bardhezinjve të hedhur në sulm për shërbimet e mbrojtësit të Napolit, Koulibaly.

“Tuttosport” gjithashtu i kushton vëmendje merkatos së ‘Zonjës së Vjetër”, të cilët kërkojnë të sjellin lojtarë cilësorë në ekip në mënyrë që të rikthehen në krye të Serisë A. “Di Maria është aty” shkruan e përditshmja italiane, me argjentinasin gjithnjë e më pranë transferimit në Torino.

Prestigjozja portugeze “A Bola” hapet me titullin kryesor: “PSG merr Vitinha”. Ekipi francez synon një tjetër merkato të suksesshme këtë sezon dhe firma me talentin e Portos duket se është thjesht çështje kohe.

Të fundit

Turqia përgatitet për zgjedhjet vendore

Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen si një provë për popullaritetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan,...

Publikohet lista me 28 aplikacione që duhen fshirë nga celularët, mund t’ju rrezikojnë

Këto aplikacione kanë qenë në Play Store për më shumë se 9 muaj. Konkretisht, ata kanë qenë në Play Store për 9 muajt e...

“Erdhi fituesja e Big Brother…”, deklarata nga jashtë ndez debatet mes banorëve

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më...

Meloni zbulon bisedën me Makron për propozimin e dërgimit të trupave në Ukrainë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zbuluar se i shprehur presidentit francez Emmanuel Macron mospajtimin e saj me komentet e tij të para disa javëve...

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë shqiptarin , humb jetën në vend

Një shqiptar 52-vjeçar ka humbur jetën në Itali ditën e sotme pasi një ngarkesë me materiale elektrike, me peshë rreth një ton, u shkëput...

Lajme të tjera

Web TV