Shqipëri-Kosovë/ Dy qeveritë mblidhen bashkë, marrëvëshje dhe ndasi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në Prishtinë do të mbahet takimi i dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, ku pjesa më e madhe e deklaratave dhe qëndrimeve do të komentohen nga dy liderët Albin Kurti dhe Edi Rama. Çfarë marrëveshjes pritet të nënshkruhen dhe ndasia për nismën e Ballkanit të Hapur, ku Kosova refozon, ndërsa Shqipëria vijon të çojë më tej bashkëpunimin me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Rama bën një hap para, premton heqjen e tarifave doganore me Kosovën.

Në kryeqytetin e Kosvës do të mbahet takimi i dy qeverive në vijim e një tradite të nisur që në vitin 2014 dhe vijon të jetë në agjendë, ndonëse me pak përparime konkrete. Në agjendën e parshikuar pritet që të zhvillohet mbledhja e përbashkët ditën e sotme ndërsa më pas Rama dhe Kurti do të mbajnë fjalim në Parlamentin e Kosvës, për tu zhvendosur në një konferencë të përbashkët për mediat. Pritet që të vijojë nënshkrimi i disa marrëveshjeve që lidhen kryesisht në bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve. Iniciativa ka filluar që në vitin 2014 dhe thuajse në ço vit ka pasur një ose më shumë takime, por ekspertët e ekonomisë dhe politikës nga të dyja anët duke analizuar rezultatet dalin në përfundimin se shumë pak përparime janë bërë në këtë drejtim. Duket se më shumë takimi mes dy qeverive është një “shfaqje” që “vlerësohet” nga të dyja anët. Por Rama ka shkuar me një “befasi” në këtë takim, duke bërë fakt të kryer haqjen e barrierave doganore me Kosovën, çka nënkupton lëvizjen e lirë të mallrave, ashtu siç është edhe një nga pikat e marrëveshjes së nismës “Ballkani i Hapur” i cili deri tani është nënshkruar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, por refuzohet nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosje Hercegovina me argumentin se kjo nismë fuqizon ekonomikisht dhe politikisht vetëm Serbinë. Por dje Rama ka deklaruar se tashmë në mënyrë të njëanshme qeveria shqiptare do heqë barrierat doganore me Kosovën. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në një sipërmarrje ku edhe ka folur për tregtimin e produkteve bujqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë. Rama ka zhvilluar një vizitë në një sipërmarrje në Xërxë, në Kosovë, ndërsa shtoi se do të hiqen të gjitha tarifat doganore me Kosovën. “Bashkë me ministren po flisnim për rritjen e bashkëpunimit dhe shkrirjen komplet të të gjitha pengesave të kufirit. Do të heqim krejt tarifat doganore me Kosovën. Dëshirën e kemi të bëhet bilaterale edhe me qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë. Ata kanë kërkuar më shumë kohë, por ne do ta bëjmë. S’ka kuptim t’i heqim për Ballkanin e Hapur dhe jo me Kosovë.”, tha ai.

Lexo edhe :  Begaj në Kosovë: Konfliktet në Ballkan, dëshmi e çmimit të shtrenjtë të paguar nga gratë

Masat

Për arsye sigurie, ka një plan masash të forta dhe siç raportojnë mediat në Kosovë sot dhe nesër do të ketë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut. “Me datën 20 qershor 2022, në Republikën e Kosovës, në Prishtinë do të mbahet takimi i radhës mes dy qeverive, asaj të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Policia e Kosovës, do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së zhvillimit të mbledhjes dhe gjatë lëvizjes së kryeministrit dhe ministrave të Qeverise së Shqipërisë. Në kohën e ardhjes së përfaqësuesve shtetërorë nga Shqipëria, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim, Policia e Kosovës, sot në orët e pasdites (19.06.2022) dhe nesër (20.06.2022) sipas itinerarit të lëvizjes së personaliteteve/delegacioneve do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojnë delegacionet”, -thuhet në njoftim.

Të fundit

Metën e kemi parë majë hekurave, sepse po i vijnë hekurat!

Nga Spartak Ngjela Goditja antikorrupsion për të korrupuarit e mëdhenj është tragjedia e tyre sot në Shqipëri. Por, më i akuzuari,...

Nis mbledhja e KDK, çfarë kërkoi Kryemadhi? Meta: Ti plotësohet çdo kërkesë

Ka nisur me batuta mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, ajo që tërhoqi vëmendje ishin batutat mes kreut të PL, Ilir...

Veti detoksifikiuese, fruti që do t’ju ndihmojë të hiqni dhjamin nga barku

Ekspertët theksojnë se sekreti i humbjes së përhershme të peshës nuk ka të bëjë me numërimin e vazhdueshëm të kalorive, por me rregullimin e...

Mbledhja e Komitetit Drejtues të PL/ Kryemadhi “mesazh” të koduar në veshjen e saj (FOTO)

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në "Hotel Tirana", ku pritet të mbahet mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj partie....

“Le Figaro”: Ja cilat janë plazhet më të bukura shqiptare

Media më e madhe franceze thotë se vija bregdetare shqiptare konkurron vendet elitare në turizëm. Riviera shqiptare për të përditshmen franceze “Le Figaro” ka disa...

Lajme të tjera

Web TV