Kamerieri shqiptar bëhet hero në Maltë, i shpëton jetën 73-vjeçares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kamerier shqiptar në Maltë, ka shpëtuar jetën e një të moshuare, duke u bërë kështu heroi i saj.

73-vjeçarja Patricia Neto, është po mbytej ndërkohë që ishte duke ngrënë me miqtë e saj në një restorant në Ghar Lapsi, dhe mund të mos ishte më në jetë nëse nuk do të ishte për ndihmën e kamerierit shqiptar Endri Demaj.

E moshuara ka rrëfyer se para se t’i jepej ndihmë, ajo nuk mund të merrte frymë dhe ishte e sigurtë se do të humbiste jetën.

Ajo shpjegoi se miqtë e saj kanë kërkuar ndihmë dhe Endri menjëherë ka reaguar me një sërë manovrash të cilat i kanë shpëtuar edhe jetën.

Neto rrëfeu se gjesti heroik është vlerësuar edhe nga të pranishmit të cilët kanë shpërthyer në lot.

Në një postim në Facebook, vajza e 73-vjeçares, Carole Khosla, falenderoi publikisht kamerierin që i shpëtoi jetën nënës së saj.

Ajo gjithashtu u tregua mirënjohëse pasi i riu shqiptar është kujdesur për nënën e saj edhe pas incidentit, derisa Neto e mori veten plotësisht.

Të fundit

Kamionë dhe makina të përfshira/ Aksident masiv te Kthesa e Rinasit, çfarë ka ndodhur

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme tek Kthesa e Rinasit. Në aksident janë përfshirë disa makina dhe kamionë. Nuk...

Parkim publik me energji diellore në Durrës, Rama ndjek nga afër punimet

Një parkim modern multifunksional po ndërtohet në Durrës, në shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe në funksion të sezonit turistik, kur Durrësi po...

Zbulohen 3 mysafirët specialë që do të hyjnë sonte në Big Brother VIP

Sonte në Big Brother VIP Albania do të ketë mysafirë. Me rastin e 100 ditëve të nisjes së edicionit të tretë të BBVA, në...

Protesta e dhunshme para Bashkisë Tiranë/ Reagon BE-ja dhe SHBA-ja

Me anë të një reagimi në X, prezenca e Bashkimit Europian në Shqipëri ka dënuar dhunën gjatë protestës së Rithemelimit para bashkisë Tiranë ditën...

Video/ Nuk ndalet Egla, bën veprimin e pazakontë ndaj banorëve, ja si reaguan ata

Marrëdhënia e Eglës me banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother Vip” nuk ka qenë fort e mirë që në fillim, dhe duket...

Lajme të tjera

Web TV