“Liria ka çmimin e saj”, Scholz: Nuk do t’i harroj kurrë imazhet që pashë në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelari gjerman Olaf Scholz  ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me armë për aq kohë sa nevojitet.

Gjatë një fjalimi në takimin vjetor të Federatës së Industrive Gjermane të martën,  Scholz ripohoi gjithashtu angazhimin e Gjermanisë për të mbështetur Lituaninë dhe aleatët e tjerë lindorë, shkruan CNN.

“Evropa dhe demokracitë perëndimore nuk e pranojnë sulmin e dhunshëm ndaj Ukrainës. Prandaj, Ukraina u furnizua gjërësisht me armë dhe sanksione të ashpra të paprecedentë u vendosën ndaj Rusisë”, tha Scholz.

Këto sanksione funksionojnë. Po, këto sanksione po na dëmtojnë edhe ne. Ato dëmtojnë kompanitë tona, por janë të drejta”, tha Scholz.

“Liria ka çmimin e saj. Demokracia ka çmimin e saj. Solidariteti me miqtë dhe partnerët ka çmimin e vet. Dhe ne jemi të përgatitur të paguajmë këtë çmim”, shtoi kancelari.

Scholz tha se udhëtimi i tij në Irpin afër Kievit të enjten e kaluar i bëri të qartë se Ukraina i përkiste familjes evropiane.

“Nuk do t’i harroj kurrë imazhet e tmerrit që pashë atje”, tha ai.

Scholz theksoi se ai do të nxisë një vendim pozitiv për Ukrainën si një kandidate për anëtarësim në BE


Të fundit

Historike/ Interi mposht Barcelonën edhe me ndihmën e VAR

Inter ka arritur të fitojë minimalisht ndaj Barcelonës me rezultatin 1-0, duke marrë kështu tre pikë me shumë vlerë...

Vangjeli: Kritikat e politikës ndaj SPAK janë lajm i mirë, kanë filluar të kenë frikë

Analisti Lorenc Vangjeli, e ka cilësuar një lajm të mirë deklarata e bëra nga politikanët kryesorë në Shqipëri kundër SPAK. I ftuar në “Log.” në...

Veliaj jep lajmin e mirë: Hapet gara për Teatrin e ri Kombëtar

Bashkia e Tiranës ka hapur garën ndërkombëtare për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Në një intervistë në emisionin “Publikisht”, në RTSH, kryebashkiaku Erion...

Vritet në mes të lokalit këngëtari i njohur, pasi refuzoi të këndonte një këngë

Këngëtari i njohur turk, Onur Şener është plagosur për vdekje në një lokal ku po performonte. Sipas deklaratave të pasqyruara në raportin e policisë,...

Gjermania do të mbyllë termocentralet me qymyr deri në vitin 2030

Kompania gjermane e energjisë RWE do të ndalojë djegien e qymyrit deri në vitin 2030, duke kursyer 280 milionë tonë metrikë të emetimeve të gazeve...

Lajme të tjera

Web TV