Disa të rinj në plazhin e Golemit ditën e sotme kishin vendosur të merrnin një varkë për të shëtitur nëpër det. Por teksa ndodheshin në mes të detit ata panë se tapat e varkës mungonin dhe varka u mbush plot me ujë.
Ata kanë rrëfyer se kishin paguar 1000 lekë për një orë shëtitje me varkë por pronarët nuk ishin kujdesur aq shumë sa të shihnin se varka ishte pa tapa.
Fatmirësisht të rinjtë kanë arritur të dalin nga deti shëndoshë e mirë duke shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.
Mesazhi:
“Golem, te paguash varken 1000 mi leke per 1 or dhe nfund kishin harruar ti vendosnin tapat…sot, duhet te kesh frike se nga momenti ne moment do kthehej varka”