Rama ia thotë në sy gazetares bullgare: Jeni një turp! Mbani peng dy vende të NATO-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga samiti i BE-së në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka akuzuar Bullgarinë se po mban peng anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Teksa u pyet nëse ka frikë se do të jetë Shqipëria, viktimë, Rama tha: “Ne s’do të jemi kurrë viktimë se e dimë që në këtë rrugë ka një Bullgari këtu dhe një Bullagri atje, por ne nuk e ndryshojmë kursin tonë dhe do e ndërtojmë Eruopën në vendin tonë”.

Rama u pyet edhe nga media bullgare, ku gazetares Rama i tha se vendi i tyre është një turp i vërtetë.

“Ohh Bullgaria këtu. Jeni rrëmujë ju djema. Një rrëmujë e madhe dhe jeni një turp teksa mbani peng dy vende të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi por këtu jemi dhe është një ditë e re në Europë por jo në Bullgari”, u shpreh ai.

Të fundit

Pushime makthi për pasagjerët e një krociere, 140 persona të helmuar

Një udhëtim njëjavor turistik me anije nga Los Angeles drejt Meksikës është kthyer në një makth për 140 persona...

Ndizet një tjetër konflikt… për një shkëmb në mes të detit

Spanja dhe Maroku po përballen me një valë të re tensionesh politike dhe ushtarake në Ngushticën e Gjibraltarit, në sfondin e pretendimeve të përsëritura...

VIDEO/ E pazakontë! E reja i jep lamtumirë burrit duke i kërcyer “twerk” para arkivolit!

Çdo person e përjeton pikëllimin në mënyrën e vet, por ajo që ndodhi në një funeral në Peru shkon përtej… të zakonshmes! Në një video...

Bankat përfitojnë nga kursi i Trump

Kur kompanitë hapin librat e tyre, fillon sezoni i fitimeve në tregun e aksioneve. Tradicionalisht, në SHBA, bankat janë të parat. Por pavarësisht rezultateve...

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”/ Avokati i Metës: Problemi korrupsioni, jo takimet intime

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve, duke deklaruar se nuk ka asnjë problem...

Lajme të tjera

Web TV