Dyshimet për testin e biologjisë/ Ministrja Kushi në mbështetje të maturantëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në një status në rrjete sociale ka theksuar se shqetësimet e maturantëve pas provimit të sotëm të biologjisë po i ndjek me shumë vëmendje, duke i siguruar ata se për çdo rast do të merren masat e nevojshme.

Statusi i plotë i Ministres Kushi:

Të dashur maturantë,

I kam marrë të gjitha mesazhet tuaja dhe i kam ndjekur me vëmendje shqetësimet në lidhje me testin e biologjisë.

Më poshtë gjeni linkun me skemën e vlerësimit të zgjidhjeve të publikuar nga QSHA dhe ndërkohë po konsultohemi me mësues dhe ekspertë të fushës për të vlerësuar cilësinë e testit.

Për çdo rast, ju sigurojmë që do të marrim të gjitha masat e nevojshme që ju të vlerësoheni sipas meritës dhe nivelit të arritjeve. Suksese!

Të fundit

“Ata që shqetësohen për takimet e mia me gratë, janë burra gjysmakë!”

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Durrës në kuadër të fushatës elektorale, ka reaguar ndaj kritikave për fokusin...

Zemra e të rinjve e rrezikuar, kontrollet që duhen para çdo aktiviteti fizik

Problemet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë edhe në popullatën shqiptare. Stili i jetës dhe kequshyerja po kërcënon nga sëmundjet e zemrës...

Rriten vjedhjet e skuterave/ Eksperti: Burim aksidenti, të targohen, policia s’i gjobit

Monopatinat apo siç njihen ndryshe si skuterët elektrikë, kohët e fundit sa vjen e bien më shumë pre e hajdutëve. Thuajse çdo ditë në...

“Pensioniste me rrogë deputeti”/ Berisha ironizon deputeten socialiste (VIDEO)

“Po jetojnë pensionistët. Çfarë, po vdesin pensionistët? Asnjë s’po vdes. Po jetojnë që çke me të!” Kështu u shpreh një ditë më parë e...

Rama: Imagjino të dërgojmë bufin në Bruksel! Do u ngrejë tavanin atyre?!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me mbështetësit e Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit, vazhdoi fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit...

Lajme të tjera

Web TV