Bllokohen dy alpinistë në Valbonë: Njëri i lënduar, kërkohet ndërhyrja e helikopterit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një incident ka ndodhur pasditen e së dielës në zonën e Valbonës. Bëhet e ditur se dy alpinistë kanë mbetur të bllokuar rreth orës 18.00 ndërsa eksploronin zonën, për shkak të terrenit të thepisur. Pas marrjes së njoftimit në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjete, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasit e dëmtuar.

Nga informacionet e deritanishme, 2 alpinistët e bllokuar po asistohen edhe nga 2 shtetas të tjerë, po ashtu alpinistë alpinistë, të cilët po eksploronin gjithashtu zonën e Valbonës.

Të fundit

Kampionati Evropian i Futbollit shtrenjton biletat e avionit drejt Gjermanisë

Në 24 orët e ardhshëm nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas planifikohet të ngrihen 106 avionë. Drejt Gjermanisë...

Miti i PD-së dhe realiteti demokratik

Nga Ben Andoni Mbas një sage të stërgjatë mori fund realiteti i vulës për dy pjesët e ndara organike të PD-së dhe pjesëzat e tjera,...

Konflikti brenda PD-së, Veliaj: I kemi mundur, me vulë dhe pa vulë

Partia Socialiste e ka mundur Sali Berishën si me vulë, ashtu edhe pa vulë, të bashkuar ose copë e çikë. Me këtë mesazh iu...

Evropiani në Gjermani, 16 punonjës të policisë shqiptare pjesë e masave të sigurisë

Policia e Shtetit do të japë kontributin e saj për garantimin e sigurisë gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, që nis sot në Gjermani. Për një...

FOTO/ PD bën ndryshimin e papritur, banderola që ‘habiti’ të gjithë

Kampionati Europian i Futbollit do të nisë mbrëmjen e sotme me sfidën hapëse Gjermani-Skoci. Ndërsa, nesër do të luajë edhe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, e...

Lajme të tjera

Web TV