ADN-ja jonë nuk përcakton fatin tonë:Gjenet tona ndikojnë vetëm 5% në atë se çfarë bëhemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rudina Koromani

Kur flitet për kategorizime të tipit: njerëz të mirë dhe të këqinj, të sëmurë/ të shëndetshëm, të suksesshëm/ të dështuar, arsyetimet heuristike njerëzore e lidhin me ADN-në, duke mbivlerësuar ndikimin e saj më tepër seç duhet.

“ E ka në gen”, “njësoj si i ati u sëmur”,

“aman se ashtu rrace janë ata”, këto fraza janë aq të integruara brenda gjuhës informale të përditshme e thuhen me aq kopetencë saqë krijojnë ankth të panevojshëm tek shumica individëve që kanë patur familjarë me probleme të shëndetit fizik e mendor apo të një statusi social me probleme.

Po sa të vërteta janë këto mendime të thëna me bindje? Sa baza shkencore kanë?

ADN-ja nuk është fati ynë, shumë faktorë hyjnë në lojë kur bëhet fjalë për mënyrën se si dukemi, si veprojmë, çfarë sëmundjesh marrim ose nuk marrim dhe në fund të fundit, kush jemi ne si njerëz.

Tërësia e ADN-së sonë – gjenomi ynë – ka të gjithë informacionin e kërkuar që qelizat tona të bëjnë gjithçka që na nevojitet për të jetuar.

Procesi i jashtëzakonshëm i një veze të vetme të fekonduar mund të krijojë një njeri të tërë, por ky është vetëm fillimi ku ne shohim ngjyrën e syve, flokëve, por mjedisi, në të gjitha manifestimet e tij komplekse, në të cilin më pas gjendemi, luan një rol të barabartë, nëse jo më të madh, në përcaktimin se kush jemi.

Kur flasim për mjedisin, kjo nuk nënkupton vetëm klimën në të cilën jetojmë ose cilësinë e ajrit që thithim, ushqimin e ujin që pijmë por edhe dallimet shoqërore që hasim, njerëzit me të cilët ndërveprojmë, mundësitë që marrim dhe zgjedhjet që bëjmë, që do të thotë se ka një ndikim të madh në formësimin e së ardhmes sonë.

Shumica e gjërave që na interesojnë janë komplekse dhe gjenetika është vetëm një pjesë e historisë.

Nëse një fëmijë lind nga prindër inteligjentë, kjo nuk i garanton atij mundësi më të mira se kushdo tjetër. Shumë faktorë mjedisorë, dhe sigurisht fati, mënyra sesi vjen jeta, ndihmojnë për ta drejtuar atë në këtë rrugë. Edukimi që fëmijët marrin , ndjekja e përditshme e shkollës dhe një mjedis i këndshëm mësimi do të luajnë një rol më të madh në atë që ata arrijnë në jetën e mëvonshme.

ADN-ja jonë nuk mund të përcaktojë fatin tonë si dhe të jetë një parashikues i mirë i shëndetit tonë.

Një studim i Universitetit Alberta, i publikuar në vitin 2019, përmes një metaanalize,  doli në përfundimin se “lidhja midis shumicës së sëmundjeve njerëzore dhe gjenetikës është e lëkundur në rastin më të mirë”. Gjenet tona ndikojnë vetëm   5% në atë se çfarë bëhemi në jetë, përfshirë faktin e të qenit të mirë apo të keq si dhe  predispozitat për të zhvilluar një sëmundje të caktuar.

Lexo edhe :  Leonardo DiCaprio është fejuar?

Faktorë mjedisore social e ekonomike janë ato qe luajnë rolin e ndikimin me te madh në jetën e njeriut dhe në atë se si formohet e shfaqet.

“Shumica dërrmuese e sëmundjeve, duke përfshirë shumë raste kanceroze, diabetin dhe sëmundjen e Alzheimerit, kanë një kontribut gjenetik prej 5 deri në 10 për qind në rastin më të mirë”, shprehet David Wishart, bashkëautor i metaanlizës.

Pavarësisht se te disa sëmundjeve shumë të rralla shihet ndikim  40- 50% kontribut gjenetik, të cilat shihen si përjashtimeve, kjo nuk duhet të na çojë në përfundime të gabuara përgjithësuese lidhur me gjenet tona.

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se rreziqet për marrjen e shumicës së sëmundjeve lindin nga metabolizmi jonë, mjedisi ku jetojmë, stili i jetesës ose ekspozimi ynë ndaj llojeve të ndryshme të lëndëve ushqyese, kimikateve, baktereve dhe viruseve.

Studjuesit sugjerojnë që matja e metabolitëve, kimikateve, proteinave ose mikrobiomës ofron një matje shumë më të saktë të rrezikut të sëmundjeve njerëzore dhe janë gjithashtu më të sakta për diagnozën.

Gjetjet bien ndesh me shumë modele moderne të bizneseve aktuale të testimit të gjeneve, të cilat, në qëllimet e tyre fitimprurëse, sugjerojnë se testimi i gjeneve mund të parashikojë me saktësi rrezikun e dikujt për sëmundje.

Nëse doni të keni një shëndet të mirë e të minimizoni prirjet tuaja për sëmundje, është më mirë të matni metabolitët tuaj, mikrobet ose proteinat tuaja – jo gjenet tuaja – rekomandojnë studjuesit.

Gjenet tona ndikojnë në gjithçka që bëjmë, nga edukimi deri te shëndeti ynë, por realiteti është se ato janë vetëm një nga shumë faktorët kontribues. Mjedisi ynë, duke përfshirë zgjedhjet e bëra për ne nga prindërit tanë dhe zgjedhjet që bëjmë ku jetojmë, sa hamë e shumē faktorë të tjerë psikologjikë, kanë ndikime të ngjashme nëse jo më të mëdha se kush do të bëhemi.

Sipas  Ewan Birney, një nga drejtuesit e Laboratorit Evropian të Biologjisë Molekulare (EMBL), ADN-ja është një burim themelor informacioni në biologji dhe variacioni në ADN është një mjet që mund të përdoret për të kuptuar se si shpaloset ky informacion si te njerëzit ashtu edhe te organizmat e tjerë. Por ADN-ja nuk është fati jonë, as qenia jonë thelbësore. Për ndërtimin e identitetit dhe sjelljeve tona, ndryshimi në ADN-në tonë mund të luajë një rol dhe mund të ndikojë në disa nga zgjedhjet tona në një mënyrë ose në një tjetër, por në fund të fundit ADN-ja nuk na përcakton. Ne jemi ata që zgjedhim të jemi.

Rudina Koromani, Psikologe Klinike

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Lajme të tjera

Web TV