“Nuk jam penduar që u bëra deputete”, Bozo: Pas tërmetit qytetarët kanë marrë vila

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo thotë se qeveria ka bërë një punë shumë të mirë me rindërtimin pas tërmetit.

Në një intervistë për gazetën “Panorama” ajo deklaron se qytetarët që u prekën, kanë përfituar vila që as nuk i kishin ëndërruar.

“Qeveria nuk i ka prekur fondet e rindërtimit, por është në vështirësi të madhe pasi duhet të bëjë kompensimin e energjisë për familjet në nevojë, pasi për shkak të krizës është rritur edhe çmimi i energjisë elektrike. Mbështetja është kryesisht për shtresën e pensionistëve, por nuk ka lënë pas dorë as sektorët e tjerë si bujqësia që është mjaft fitimprurëse. Sigurisht, ka vend për rregullime, por në këtë situatë të vështirë, qeveria ia ka dalë duke u dhënë qytetarëve vila që as nuk i kishin ëndërruar. Kështu që nuk ka ndryshim të planeve klienteliste. Nuk duhet folur pa fakte, por me fakte dhe faktet duhet të jenë unison me kushtet që kalojmë pasi nuk jemi ne kushtet normale”, deklaroi Bozo.

E pyetur nëse është penduar që la inxhinierinë për të marrë mandatin e deputetit, ajo thotë se nëse do ta kishte këtë ndjenjë do ishte dorëhequr tashmë.

 

 

“Po të isha penduar do të kisha dhënë dorëheqjen. Përderisa njerëzit më votuan, unë do të bëj maksimumin e mundshëm për ta në kuvend për ti ndihmuar në zgjidhjen e probleme që ata kanë. Jo nuk jam penduar, jam munduar që në atë fushë ku jam, ndërtimi, të jap maksimumin tim dhe të justifikoj vetëbesimin e madh që kishin 1/3 e popullsisë së madhe, pensionet që presin t’ia zgjidh Kuvendi t’iu përmirësohet gjendja e tyre ekonomike”, tha më tej deputetja socialiste.

Lexo edhe :  Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, ja çfarë pritet të miratohet sot

 

Të fundit

E diela dita më e ftohtë e javës, ja sa do të shënojë termometri

Ditën e shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët...

Nga Meta e Monika, te Besi me Xhensilën dhe Elvana, si SPAK po “ndan” çiftet VIP

Me hetimet e tij, SPAK-u po kthehet në një nga arsyet kryesore të divorceve në radhët e “VIP-ave”, në të gjitha fushat e mundshme,...

Metën e kemi parë majë hekurave, sepse po i vijnë hekurat!

Nga Spartak Ngjela Goditja antikorrupsion për të korrupuarit e mëdhenj është tragjedia e tyre sot në Shqipëri. Por, më i akuzuari, Ilir Meta, po paraqet një...

Nis mbledhja e KDK, çfarë kërkoi Kryemadhi? Meta: Ti plotësohet çdo kërkesë

Ka nisur me batuta mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, ajo që tërhoqi vëmendje ishin batutat mes kreut të PL, Ilir...

Veti detoksifikiuese, fruti që do t’ju ndihmojë të hiqni dhjamin nga barku

Ekspertët theksojnë se sekreti i humbjes së përhershme të peshës nuk ka të bëjë me numërimin e vazhdueshëm të kalorive, por me rregullimin e...

Lajme të tjera

Web TV