Rama thirrje fermerëve: Dilni e mallkoni qeverinë, shikoni serat e Josifit si…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mungesë të dijes dhe informacionit e  ka cilësuar kryeministri Edi Rama faktin që fermerët në vend hedhin produktet e tyre pasi nuk ka treg për shitje.

Në konferencën “Bujqësia me Teknologji dhe Inovacion”, kreu i qeverisë tha se dija luan një rol të rëndësishëm në këtë sektor. Rama iu referua hedhjes së qershive nga fermerët në vend, ndërsa si shembull solli fermerë të tjerë që kanë nxjerrë të ardhura po nga këto qershi. Për këtë kryeministri theksoi se ministria duhet të bëjë më shumë me transferimin e dijes.

“Edhe këtu në territorin e bujqësisë sonë ka jo pak shembuj zhvillimi dhe suksesi. E gjitha lidhet me dijen sepse vullnet për të punuar tokën ka. Ata që dalin në dalin në televizor duke mallkuar shtetin, nuk iu mungon vullneti apo djersa,  jo. Por ajo ca bën diferencën është dija, e cila lidhet me informacionin dhe këtu i takon qeverisë të bëjë edhe më shumë. Por i takon edhe vetë fermerëve të bëjnë më shumë.

Nuk ka nevojë të na dëgjojë askush ne, mjafton të marri mundimin dhe të shikojë si bëjnë të tjerët. Dalin në tv pamjet e disa fermerëve që hedhin qershitë dhe bërtasin për subvencione dhe për qeverinë dhe kjo duhet të ishte shqetësuese në rast se  kështu do të ndodhte me të gjithë qershitë e Shqipërisë. Ndërkohë që ka të tjerë që po me këto qershi bëjnë sukses. Atëherë cili është dallim midis të parëve dhe të dytëve? Disa e hedhin dhe disa bëjnë të ardhura të larta. Atëherë çfarë duhet bërë? Ata fermerë duhet të marrin mundimin të shkojnë te ata të tjerët dhe të thonë ore si e bëni. Dhe e dyta i takon ministrisë që të ndërtojnë këto ura komunikimi për të transferuar dijen e krijuar nga njerëzit në territor”, tha ai.


Të fundit

Nis mbledhja e Kuvendeve/ Rama pret Kurtin me këngë popullore!

Kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti u takuan në oborrin e Parlamentit shqiptar. Ata u pritën me këngë dhe...

Pena e artë që firmosi proklamatën e pavarësisë

Në vigjilie të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ditën që shënjoi historinë e një kombi, analisti Roland Qafoku ka ndarë një foto tepër të...

Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, vdesin dy vajza, plagoset rëndë shoferi

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku kanë humbur jetën dy vajza dhe është plagosur rëndë shoferi 26-vjeçar. Sipas policisë, në orët e...

Do të ketë aksionere serbë në Portin e Durrësit? Alabbar: Kam disa partnerë nga…

Mohamed Alabbar ka mohuar akuzat se në kompaninë e tij, Eagle Hills që do të marrë përsipër ndërtimin e Portit të ri turistik të...

110-vjetori i Pavarësisë bën bashkë Shqipëri-Kosovë, mbahet sot mbledhja e dy kuvendeve

Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë, sot në orën 10:00, në Kuvend do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës...

Lajme të tjera

Web TV