E akuzojnë për ndërhyrje estetike të tepërta, reagon Dafina: Shikoni fytyrën tuaj

Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, por kohët e fundit ajo ka qenë në qendër të vëmendjes pas publikimit të disa fotove në Instagram ku është kritikuar për ndërhyrjet dhe “fillers” në fytyrën e saj.

Në një koment ku thuhej se këto ndërhyrje e kanë bërë të duket “fallco” kanë sjellë dhe reagimin e këngëtares nëpërmjet një komenti.

“Dje përdora një filtër që i bëri buzët e mia të duken shumë të mëdha. Komentet ishin të pabesueshme, të ashpra sidomos ato që vinin nga femra që më ndiqnin mua. Bullizuese! Shikoni fytyrën dhe filtrat tuaj. Kur të mbushni ju 33 vjeç dhe të mos keni bërë botoks apo filler, ejani të flisni me mua”, shkruan Dafina.

Debati me ndjekësen vazhdoi edhe pas kësaj përgjigjeje, ku Dafina ka bërë dhe disa sqarime të tjera se pse ajo gjithmonë ka qenë e hapur për ndërhyrjet që ka bërë.

Dafina tha se ndërhyrjet e saj të para me botox e filler i ka bërë në moshën 28 vjeçare, ndërsa hundën dhe gjoksin i ka bërë më herët.

Këngëtarja tha se duke qenë personazh publik, herë pas herë i duhet të bëje ndonjë ndërhyrje për të qenë në formën e duhur.

Dafina ka përmendur rastin e Marilyn Monroe e cila ka bërë ndërhyrje por sërish konsiderohet si “natyrale”.