Sali Berisha flet për pasurinë e tij: Kam vetëm 100 mijë euro në bankë dhe një apartament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha është pyetur për pasuritë e tij dhe të familjes së tij gjatë takimit që zhvilloi me anëtarët e shoqërisë civile.

Në fjalën e tij, Berisha është shprehur se ai ka të deklaruara një apartament 30 metër katror më shumë se sa kishte në periudhën e komunizmit si dhe një shumë prej 100 mijë eurosh në llogari.

Përsa i përket familjarëve të tij, Berisha tha se prej 9 vitesh, Edi Rama i ka kontrolluar por nuk ka gjetur asgjë të paligjshme.

Berisha: Pasuritë e politikanëve janë për t’u kaluar në shoshë. Luftoj ditë e natë për këtë punë. Sali Berisha ka të deklaruara një apartament 30 metër katror më të madh se sa ka patur në diktaturë, pas 30 vitesh dhe 100 mijë euro në llogari. 

Cilido që gjen një qindarkë më shumë, është përgjegjës ai se është e paligjshme. Kam patur fatin e madh se në këto 9 vite Edi Rama të kontrollojë dhe rikontrollojë 100 herë fëmijët e mi. Ata u kontrolluan nga superfuqia më e madhe e kohës.

As Edi Rama dhe as superfuqia më e madhe e kohës të kontrollojë, nuk do gjejë asnjë qindarkë më shumë. Problemi i bujarisë, i filantropisë. Këtu ke shumë të drejtë. 

Duhet të dini një gjë, ne si komb, ata që na kanë njohur na kanë lavdëruar për bujarinë. Familja ime qëndron plotësisht në traditën e saj. Ka një ligj dhe rregull, ajo kurrë nuk përflitet. Të dy çështjet që ngritët ju ishin shumë të drejta. Të siguroj se politikanët, janë sot, hajdutë të përmasave të paimagjinueshme. Se ata venë pasuri në çdo firmë që hedhin.

Të fundit

Ruleta e penalltive i buzëqesh Los Blancos, Real Madrid triumfon ndaj Manchester Cityt

Reali i Madridit triumfon 4-3 në ruletën e penalltive përballë Manchester City-t dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit, ku...

VIDEO/ Bayern Munich mposht minimalisht Arsenalin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Bayerni i Mynihut ruan traditën, fiton 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” me me rezultat të përgjithshëm 3-2 kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League....

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt, ja sa pacientë trajtohen në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet vetëm tek djemtë ndërsa vajzat janë bartëse të saj....

Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit

Bashkia e Durrësit miratoi ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” aktorin e mirënjohur të teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi (pas vdekjes). Sot në qytetin...

“Kërkesa për divorc është bërë nga Besi?” Gazetarja zbulon detaje për ish-çiftin

Disa ditë më parë, ishte Xhensila ajo që përmes projektit të saj muzikor, la të nënkuptohej se i kishte dhënë fund martesës së saj,...

Lajme të tjera

Web TV