Një ngjarje aspak e zakonshme por njëkohësisht tepër e rrezikshme i ka ndodhur një të riu në Vorë. Djali ishte duke shkuar për në punë me biçikletë kur befas i ndodhi ajo q ënuk ia priste mendja kurrë.
Një gjarpër i madh e sulmoi papritur duke iu hedhur mbi rrotat e biçikletës. Fatmirësisht djali shprehet se nuk pati probleme dhe gjarpri nuk arriti ta pickojë.
Sipas tij ngjarja ndodhi kur ai ishte në lëvizje e sipër me biçikletë. Djali shprehet se sapo e pa se gjarpri e sulmoi, ngriti këmbët menjëherë dhe zbriti nga biçikleta.