“Do vijojmë me detyrat”/ Rama për mos hapjen e negociatave: BE ka hallet e veta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke u ndalur tek fillimi negociatave kryeministri Edi Rma u shpreh se Shqipëria do të vijojë të bëjë detyrat dhe objektivi është pikëpamja e Komisionit Europian. Rama theksoi se është në dorë të tyre se kur vendosin datat dhe po ashtu për çfarë është arritur dhe çfarë nuk është arritur.

“Për sa kohë jemi në rregull me detyrat e shtëpisë jam i qetë. Se e di që është fakt i thjeshtë se BE është një krijesë me tekat e veta dhe me hallet e veta. BE ka kapriçot dhe dobësitë e veta. Unë jam tërësisht i qetë që ne e kemi bërë tonën dhe do vazhdojmë ta bëjmë tonën. Në Bruksel bashkë me kolegët e tjerë me Vuçiç dhe Dimitar Kovačevski kemi bërë më të mirën.” tha Rama.

Për sa u përket akuzave të opozitës për investimet strategjike nga bashkëshortit dhe ministres Olta Xhaçka, kryeministri Edi Rama theksoi se opozita do të vijojë me hedhjen e akuzave por ai është i qetë.

Rama theksoi se “vesi del me shpirtin” dhe ata nuk do ndryshojnë kurrë. Sipas Ramës qeveria është mikpritëse për çdo shenjë ndryshimi por sipas tij nuk do ndryshojnë.

“Kjo tërheqja zvarrë për të bërë përbaltje publike është një praktikë që nuk do të ndryshojë. Zgjedhja jonë është e thjeshtë dhe e përcaktuar. Ne ose do bëjmë punët duke qenë të vetëdijshëm për atë që jemi. Kemi të metat tona ose do merremi me këta. Në veten time e kam të qartë çdo minut i humbur është mëkat i madh. Le ta gjykojnë institucionet” tha Rama.

Të fundit

Nga puna në varka deri tek jeta private, menaxheri i Heidit zbulon sekretet e banores

Daniele Fortuzzi, menaxheri italian i banores së Big Brother Vip Albania, Heidit, ka treguar më shumë mbi jetën dhe...

Turizmi, lokommotiva e rritjes së PBB-së shqiptare edhe më 2023

Nga Eduard Zaloshnja Në qoftë se në ekonominë e një vendi nuk ka një fluks të ri gjatë një viti, Prodhimi i Brendshëm Bruto mbetet...

Moti gjatë fundjavës, ja si do të ndryshojnë temperaturat

Meteorologu Hakil Osmani, në parashikimin e motit për fundjavën, shpjegoi se dita e premte do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të dendura. Gjithashtu ai...

Protesta e Rithemelimit në Bashkinë e Tiranës, reagon OSBE: Dënojmë aktet e dhunës

Në lidhje me protestën e sotme (19 prill) të opozitës para Bashkisë së Tiranës, ka reaguar edhe Prezenca e OSBE në Shqipëri. OSBE shkruan se...

“Ka lindur për televizion”, menaxheri italian zbulon “të pathënat” e jetës së Heidit

Në një lidhje direkte mëngjesin e sotëm në “wake Up” ka qenë menaxheri italian i Heidit Daniele Fortuzzi i cili ka folur më shumë...

Lajme të tjera

Web TV