“Karton Jeshil” + Asistencë Rrugore/ Shijoni udhëtimet jashtë Shqipërisë me SIGAL UNIQA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Temperaturat e nxehta mbërritën dhe shumëkush prej nesh po planifikon pushimet verore. Disa zgjedhin Shqipërisë, ndërsa disa të tjerë duan të shijojnë pushimet jashtë vendit.

Rrugët e shteteve të tjera, të panjohura për ne, përmbajnë jo pak risqe, ndaj çdokush që kalon kufirin shqiptar duhet të ketë në makinë siguracionin “Karton Jeshil”.

Përse duhet të pajisemi me “Karton Jeshil” kur udhëtojmë jashtë?

Paisja me “Karton Jeshil” është i detyrueshëm për çdo mjet që udhëton jashtë Republikës së Shqipërisë (përjashtuar Kosovën).
Mospaisja e siguracionit “Karton Jeshil” ka penalitete ligjore në varësi të vendit ku udhëtoni.
Mospasurit “Karton Jeshil” është edhe shkak ligjor për refuzim të udhetimit nga policia vendase.
Risku më i madh janë demet që mund ti shkaktohen palëve të treta nga drejtuesi i mjetit. Në pjesën më të madhe të shteteve nuk ka kufi ligjor për vlerën e dëmshpërblimit, por drejtuesi i mjetit DUHET të paguajë vlerën e plotë të dëmit që ai shkakton, që mund të arrijë në miliona euro.

Përse “Karton Jeshil” nga SIGAL UNIQA Group Austria?

Nëse pajiseni me një siguracion “Karton Jeshil SIGAL” dhe jeni përfitues në një aksident (një mjet tjeter ju ka shkaktuar deme materiale apo dëme shëndetësore ndaj jush apo pasagjerëve tuaj), atëherë SIGAL ju mbështet me procedurat e dëmshpërblimit me kompaninë përgjegjëse në vendin përkates ku ka ndodhur aksidenti. Kështu ju kurseni kohën dhe paratë tuaja duke mosangazhuar një avokat në vendin e aksidentit.
SIGAL ju ofron mundësinë që të blini sigurimin “Karton Jeshil” online, nga celulari apo laptopi juaj, duke kursyer kohën tuaj.
Duke blerë “Karton Jeshil” pranë SIGAL atëherë përfitoni edhe një tjetër bonus: çdo klient që blen pranë SIGAL-it Siguracionin “Karton Jeshil” përfiton FALAS Asistencën Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

Ju le goma në rrugë, ju mbaron karburanti ose bateria apo përfshiheni në një aksident në një vend të huaj ku askush nuk mund t’ju vijë në ndihmë, mos u shqetësoni! Me SIGAL UNIQA AutoSOS nuk do ta ndjeni kurrë veten vetëm.

Lexo edhe :  Kate Winslet tregon pse e lë në tualet kupën e Oscar

Kjo është risia më e fundit nga SIGAL UNIQA që vjen për herë të parë në Shqipëri falë bashkëpunimit me “EuropAssistance”, kompania lider në Europë që u shërben mbi 300 milionë klientëve 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit.

Çfarë shërbimesh ofron “SIGAL UNIQA AutoSOS”?

Qendër Kontakti 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
Shërbim karroatreci
Riparim në vend
Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
Parkim
Akomodimi në hotel
Riatdhesim ose vazhdim i udhëtimit drejt destinacionit

DËMET E PAGUARA

“Kartoni Jeshil”, për një afat 15-ditor, kushton vetëm 40 euro, ndërsa dëmi më i madh, paguar së fundmi, ka qenë mbi 1.6 milion euro.

Rezerva e demit për këtë kategori është 11.574.481 euro për 1105 dëme, çka do të thotë mesatarisht 11 mijë euro për dëm.

Shtetet anëtare të Sistemit ku vlen Kartoni Jeshil:

Belgjikë, Zvicër, Republika Çeke, Danimarkë, Francë, Finlandë, Mbretëri e Bashkuar, Greqi, Irlandë, Luksemburg, Norvegji, Holandë, Suedi, Sllovaki, Gjermani, Itali, Spanjë, Hungari, Portugali, Serbi, Austri, Poloni, Turqi, Rumani, Izrael, Marok, Tunizi, Islandë, Bullgari, Maltë, Estoni, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovina, Andorra, Qipro, Moldavi, Ukrainë, Letoni, Bjellorusi, Lituani, Rusi, Mali i Zi, Azerbajxhan.

Ku dhe si mund të blihet “Kartoni Jeshil”

Paketa e Sigurimit “Karton Jeshil” mund të blihet në çdo degë të SIGAL UNIQA Group Austria në qytetin tuaj ose pranë filalieve tona në pikat e kalimit kufitar.

Mos harroni! “Kartoni Jeshil” mund të blihet edhe online, në pak minuta, duke klikuar në https://sigal.com.al/online/auto

Kohëzgjatja e këtij siguracioni mund të jetë 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit. Në varësi të ditëve të qëndrimit tuaj jashtë Shqipërisë.

Udhëtime të sigurta dhe pushime të qeta vetëm me SIGAL UNIQA Group Austria

Për çdo pyetje shkruani në

WhatsApp +355 68 60 62829

Ose dërgoni e-mail në info@uniqa.al

Të fundit

E diela dita më e ftohtë e javës, ja sa do të shënojë termometri

Ditën e shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët...

Nga Meta e Monika, te Besi me Xhensilën dhe Elvana, si SPAK po “ndan” çiftet VIP

Me hetimet e tij, SPAK-u po kthehet në një nga arsyet kryesore të divorceve në radhët e “VIP-ave”, në të gjitha fushat e mundshme,...

Metën e kemi parë majë hekurave, sepse po i vijnë hekurat!

Nga Spartak Ngjela Goditja antikorrupsion për të korrupuarit e mëdhenj është tragjedia e tyre sot në Shqipëri. Por, më i akuzuari, Ilir Meta, po paraqet një...

Nis mbledhja e KDK, çfarë kërkoi Kryemadhi? Meta: Ti plotësohet çdo kërkesë

Ka nisur me batuta mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, ajo që tërhoqi vëmendje ishin batutat mes kreut të PL, Ilir...

Veti detoksifikiuese, fruti që do t’ju ndihmojë të hiqni dhjamin nga barku

Ekspertët theksojnë se sekreti i humbjes së përhershme të peshës nuk ka të bëjë me numërimin e vazhdueshëm të kalorive, por me rregullimin e...

Lajme të tjera

Web TV