Për burrat delenxhinj të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

E kam me burrat hajvanë. U them kështu sepse nuk gjej dot një fjalë përshkruese më të saktë fyerjeje për këtë kategori të qenies njerëzore. Pasi në çdo hap që hedh rrugëve të Tiranës ndeshëm me burra hajvanë, të cilët që në pikë të mëngjesit kanë të njëjtën moto, çuditërisht në mënyrë uniformë: të pastrojnë gurmazin dhe të pështyjnë mu mbi pllakat e trotuarit, pa e fshehur veprimin e tyre nakatosës. Dhe më pas të shfryjnë hundët drejt e mbi trotuar, sipas një metode fort efikase: Zë një vrimë të hundës me gishtin tregues e shfry me tjetrën sa të dalin bulçitë. Dhe era e sqetullave të çan hundët sa të mos dish ku ta mbash vrapin.
-Ej… thirri mendjes! Ku je këtu”… Apo ç’e deshe, – thuaj.
Mire që je pa edukatë, idiot e delenxhi, – po qe se nuk i kupton dy të parat, – por je dhe negativ. Se hundët o qurrash nuk shfryhen përtokë në mes të mexhlisit që t’ua nakatosësh të gjithëve aq sa të mos vënë ushqim në gojë për një javë rresht. Se u fanitet imazhi yt i pështirë, i yndyrosur e me pantallonat ku qemeri ka rënë tek kocka e legenit
Kujt i thua…
Nxirre vëlla, hiç mos e mbaj. Se edhe Shreku që ishte një lloj përbindëshi e që jetonte në moçal na e ka lënë një shprehje proverbiale me amplitudë të lartë: më mirë jashtë se brenda.
Ja ky është realiteti. Jo ai i burrave elegantë, me ora “Rolex”, syze “Armani” e parfum “Versaçe”.
Dhe jo se në rrethet e tjera nuk ndodh një gjë e tillë, por sot të gjithë kanë ardhur në Tiranë dhe zakonet e përditshmërisë i kanë marrë me vete.
Kur një herë e një kohë bënim orën e “Edukatës morale” na nxirrnin rrugëve të Tiranës me qëllim që, si nxënës, nëse shikonim një veprim të shëmtuar, t’u tërhiqnin vërejtje qytetarëve për një qëndrim sa më dinjitoz, qoftë duke ecur në trotuar e jo në rrugë, qoftë dhe duke udhëtuar me autobus urban, ku sipas një rregulloreje morale më i riu i linte vendin një më të vjetri, e ku parësore ishin gratë shtatzëna.
Sot ora e Edukatës bëhet në të thatë, dhe njerëzor, – po aq sa dhe majmuni, – shohin njëri-tjetri dhe veprojnë po njëlloj.
-E bëri ai e mos e bëj unë. Jazëk më qoftë… Ptuuu…
Aferim! E meriton një certifikatë nderi, për risi në thyerjen e kornizave dhe standardeve.
Po a nuk je një hajvan pas një veprimi të tillë? Se nuk besoj se kërkon të të çojnë në llixha për relaks. Sepse ky lloj hajvani, – jo detyrimisht gomar në rastin konkret, – nuk i nevojiten pushime në ujëra termalë. Duhet çuar me urgjencë në spitalin e mbipopulluar psikiatrik të Elbasanit, pasi vetëm një shtrat i tillë në pavijon i bën derman. Dhe duhet të qëndrojë me këmishë force e gojën e mbyllur me skoç edhe nëse i provon kolegjit medikal aftësi matematikore sa mund të zbërthejë dhe buxhetin e shtetit fije më fije.
Ore hajvan. Po këtu nuk je në majë të malit ku jashtëqitjet edhe mund të përdoren për plehërim. Këtu je në kryeqytet…
Apo: ç’e deshe, – thuaj.
Dhe të themi atë që është, asokohe Tirana ishte ku e ku më e edukuar moralisht se sa nga fundi i viteve ‘80 e në vazhdim. Tanimë nuk e merr vesh qeni të zonë. Por kjo s’na prish punë, se qeni e gjen të zotin me erë, dhe tek e fundit kjo është marrëdhënia mes tyre. Ajo që të trondit sot rrugëve të Tiranës janë burrat legena, që pa asnjë motivacion, vetëm se ndotin qytetin në mënyrën më skandaloze të mundshme.
Se edhe pështyjnë vend e pa vend, edhe kapin çdo rrënjë peme për të urinuar, por kur e kanë mundësinë edhe ulin brekët e shkarkohen në ndonjë cep pallati, duke u bërë njësh me shokët e tyre qen, të ndoturat e të cilëve i ndeshim në çdo hap që hedhim.
Tek e fundit mirë e ke që nuk do të lesh barkun të të pëlcasë e as bythën, pasi ke ngrënë dy duzina qoftesh zgare, një gjysmë buke, të cilat je munduar t’i tresësh me birrë fuçie. Instinkti i njeriut njëlloj është me atë të bagëtive. Ndryshimi i vetëm është se ata nuk mbajnë brekë veshur, e ia japin nga prapa kur u vjen. Por ti çne që ke pasur nge e ke shkuar të blesh një palë të tilla. Edhe nga ato firmatot ku shkruhet rreth llastikut “Calvin Klein”.
-O pika në kokë ty, shpirtit tënd e… Onjeginit tënd… – do thoshte drejtori i Sandër Mafishes te “Pallati 176”, po qe se e mban mend. E këtë batutë ta them që ta marrësh me sportivitet fyerjen që po të bëj. Se realisht meriton shumë më tepër.
Po të paktën ku e di se çfarë muti je, merr dhe masa me vete. Ndonjë letër higjienike, a peceta të lagura se helbete….
Apo: ç’e deshe, – thuaj. Bëjmë dhe pa to.
E vërtetë është, ke të drejtën natyrore të kruash gurmazin ta hedhësh gëlbazën ku të të vijë. Të kruhesh te stacioni i autobusit e brenda tij. Të pjerdhësh sa të të grisen brekët e mos lësh kusur. Por që je hajvan kjo nuk do konfirmim nga lart. Dhe këtë e ke pak. Se shqipja nuk ka sinonime mjaftueshëm. Dhe këtë e kemi huazuar nga turqishtja.

Lexo edhe :  Meghan Markle lançon produktin e parë nga brandi i saj i ri

Sfondi i mbylljes
Kam vendosur t’i shkoj deri në fund problematikave që kanë të bëjnë me jetën qytetare. Dhe nuk do rresht së vëni në dukje veset e ndyra të shoqërisë shqiptare, për t’u thënë e stërthënë se në llojin e vemjes ku jetojnë, nuk e kuptoj si marrin guximin e të kërkojnë nga Evropa të bëjë më shumë për ta. T’u hapi dyert… se tek e fundit edhe ata njerëz janë.
Për të ndotur qytetet e tyre siç keni bërë me Tiranën.
Jam marrë dhe me gratë më parë se kaq. Kam shkruar një serial të tërë për veset njerëzore të shqiptarëve. E di mirë që për gjëra të tilla nuk e rruan më njeri. Sepse në këto kohë të turbullta rritjesh çmimesh, ku brisku ka vajtur ku e ku, nuk ia vlen ta blesh, por më mirë ta mbash ashtu në gjendje natyrale. Por ja që ca gjëra duhen thënë edhe kur vërtiten në eter, si Gagarini në orbitë.
Ndërsa ti hajvan, sapo ta ndjesh se shëmbëlltyra jote është në këto rreshta, do plasësh nga marazi e s’do lësh kusur pa sharë. Jepi vëlla, nëse dhe kjo të lehtëson sa të të zërë gjumi si pasha mbi trëndelinë. Por damkën e hajvanllikut nuk ta heq dot kjo. Dhe me shumë gjasa as ti vet nuk ke ndërmend t’ia heqësh vetes me një ndryshim sjelljeje, sepse të pëlqen të jesh hajvan.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV