Rritet në 19 numri i viktimave nga sulmi në Odesa, Kremlini mohon akuzat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 19 persona kanë vdekur, mes tyre dy fëmijë pas një sulmi me raketa nga rusët në qytetin ukrainas, Odesa. Si pasojë e sulmit, 30 u plagosën pasi një ndërtesë nëntë katëshe u shënjestrua në Bilhorod-Dnistrovskyi në rajonin e Odesës, shkruan skynews.

Ndërkohë, tre persona u vranë në një sulm me raketa në një qendër rekreative në rrethin Belgorod-Dniester. Sulmi ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.

Ndërkohë nga ana tjetër, Kremlini ka mohuar përgjegjësinë për sulmet me raketa

“Dëshiroj t’ju ​​kujtoj fjalët e presidentit se forcat e armatosura ruse nuk shënjestrojnë objektivat civile”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Të fundit

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Lajme të tjera

Web TV