Osmani për CNN: NATO-n nuk e shohim vetëm si makineri ushtarake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur sot se Kosova kërkon të anëtarësohet sa më shpejt në NATO, për të rritur parametrat e sigurisë, sidomos pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

“Pra, praktikisht, arsyeja kryesore pse njerëzit e Kosovës dhe vizioni ynë si liderë institucionalë të Kosovës, po ecën drejt anëtarësimit të Kosovës në NATO, është siguria dhe mbrojtja. Por gjithashtu edhe sepse ne nuk e shohim NATO-n thjesht si një makinë ushtarake, por e shohim si një sistem të bazuar në vlera”, tha Osmani në një intervistë për CNN me gazetaren Becky Anderson.

Osmani kujtoi edhe një herë ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Kosovë gjatë luftës.

“Në vitin 1999, kombet e NATO-s dhe aleatët e NATO-s nuk qëndruan duarkryq teksa populli i Kosovës ishte duke u pushtuar dhe në të njëjtën kohë, mbi të po kryhej gjenocid nga forcat e Millosheviçit. Sigurisht, viti 1999 është një shembull se si kur bota qëndron së bashku dhe kur demokracia qëndron së bashku, njerëzit mund të udhëhiqen drejt lirisë dhe pavarësisë”, tha ajo.

“Pra NATO përfaqëson vlera që janë themelore, që janë pjesë e rëndësishme e strukturës së shoqërisë sonë dhe siç thashë, do të thotë gjithashtu siguri dhe mbrojtje për këtë pjesë të botës që ka vuajtur kaq shumë për shkak të diktaturave dhe regjimeve hegjemoniste që udhëhiqen nga Serbia”, shtoi ajo.

Të fundit

Zjarri në Urgjencën e QSUT-së/ Prokuroria urdhëron riekspertim të shkaqeve të zjarrit

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar riekspertim të shkaqeve të zjarrit që ndodhi në katin e nëndheshëm të Urgjencës së...

Video/ Plas grushti mes deputetëve në Parlament

Ditën e djeshme, ligjvënësit gjeorgjianë u përplasën në parlament, ndërsa ligjvënësit e partisë në pushtet dukeshin të vendosur të avanconin një projekt-ligj të diskutueshëm...

OKB publikon raportin: 90 përqind e ndërtesave në Gaza janë shkatërruar

Qendra Satelitore e Kombeve të Bashkuara, (UNOSAT), ka bërë me dije se nga analizimi i të dhënave ka rezultuar se rreth 90 për qind...

Me konkurrentë nga e gjithë bota/ Tirana Film Office përzgjidhet në 5 më të mirët

Tirana Film Office është zyrtarisht pjesë e finalistëve të “Global Production Award”, në kategorinë Emerging Location Award (sponsorizuar nga Dallas Film Commission)! Me vende konkurrente...

‘Çmendet’ moti/ Rrufetë dhe shirat e dendur ‘bëjnë namin’ në këtë vend

Rrufetë dhe shirat e dendur kanë vrarë të paktën 49 njerëz në të gjithë Pakistanin në tre ditët e fundit, thanë zyrtarët, ndërsa autoritetet...

Lajme të tjera

Web TV