DEL VIDEO/ Të shtëna e britma, momenti i përplasjes së shqiptarit me armë në Athinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona mbetën të vrarë dhe 4 u plagosën, dy prej të cilëve policë, gjatë një përleshjeje me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Athinë.

Burime të ELAS-it raportuan për APE-MPE se pak pas orës 21:30, në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou, në Kato Patisia, ka pasur një sherr mes shtatë personave, pa u bërë ende të ditura arsyet.

Shoferi i makinës Mercedes ka qëlluar me armë një motoçiklist të ri duke e plagosur rëndë.

Motoçikletën e ka ndjekur babai i viktimës, me një makinë tip Audi, në të cilën udhëtonin dy persona të tjerë.

Babai, gjithmonë sipas burimeve të ELAS-it, ka qëlluar autorin e plagosjes së të birit dhe e ka plagosur për vdekje.

Pasagjeri i Audi-t, i cili tentoi të vraponte për t’u mbrojtur, u godit dhe u plagos nga një makinë që kalonte.

Në të njëjtën kohë, një tjetër person i cili ka qenë duke hipur në Mercedes është larguar nga makina. Menjëherë pas kësaj, ai ka ndaluar një shofer kalimtar dhe nën kërcënimin e armës ka marrë mjetin e tij dhe është larguar.

I dyshuari, me origjinë shqiptare ka tentuar të ikë në këmbë. Makina e patrullës e ka ndjekur. Më pas, burri ka qëlluar në drejtim të efektivëve të policisë, duke plagosur njërin në këmbë, ndërsa i dyti ka marrë një plumb lart në shpatull.

Policia iu përgjigj zjarrit, duke plagosur për vdekje autorin e armatosur.

Dy efektivët e policisë të plagosur janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 401 të Athinës.

Rastin po hetohet nga Departamenti i Vrasjeve në Drejtorinë e Sigurimit të Atikës.

Të fundit

Beleri kandidat për eurodeputet në Greqi, studiuesi Bido zbardh prapaskenat e forta

Përfaqësues të klasës politike të shtetit grek e ka quajtur studiouesi Ardit Bido, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi...

SHBA/ Gjykata e Lartë shqyrton vlefshmërinë e një prej akuzave të 6 janarit

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara filloi sot dëgjimin e argumenteve për një prej dy çështjeve që mund të ndikojnë në dy paditë...

Beleri simboli i ri i Greqisë për në PE, Strasburgu ‘fiton’ një hidraulik

Nga Jakin Marena Nga Greqia mbërriti lajmi se Fredi Bejleri, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës është përzgjedhur në listën e kandidatëve për eurodeputet...

Durrësi, temperatura ekstreme deri në 2040/ BB: Shkak mungesa e hapësirave të gjelbra

Deri në vitin 2040, qyteti i Durrësit do të përjetojë rritje ekstreme të temperaturave. Sipas Bankës Botërore, në raportin e fundit të saj, parashikohet...

Çfarë ndodhi? Jep dorëheqjen nënkryetari i njohur, ja arsyeja (Emri)

Pas akuzave të Ilir Metës, ka plasur konflikti në Partinë e Lirisë. Endrit Braimllari ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit. Reagimi Jap dorëheqjen nga funksioni...

Lajme të tjera

Web TV