Fitoi medalje ari në Lojërat Mesdhetare, Luiza Gega: Më besoni, nuk e kisha te lehtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luiza Gega arriti të merrte medalje ari në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, duke mbajtur lart flamurin shqiptar.

Gega fitoi medaljen e artë, teksa arriti edhe rekord kombëtar dhe mesdhetar në 3000 metra me pengesa, duke shkruar emrin e saj me gërma të arta në librin e historive.

Sigurisht jo gjithçka ishte e lehtë për ta, pasi siç shprehet vetë atletja shqiptare për “Panorama Sport” nuk ka mundur të komunikonte me trajnerin e tij , pasi kishte zhurma.

Luiza, u duk shumë “e thjeshtë” medalja këtë herë në raport me vështirësitë që keni hasur në kompeticione të tjera? Nuk ishte e thjeshtë, më besoni. Kisha një atlete tuniziane që ishte vërtetë e mirë. Natyrisht, unë e dija që isha favorite për të fituar, por nuk ka gjëra të thjeshta në sport. Jam në formë të mirë sepse kam punuar shumë dhe në mënyrë sistematike. Megjithatë, mund të kisha bërë diçka më mirë se kaq.

Në ç’kuptim? Mund ta kisha shkurtuar edhe më shumë kohën. Unë kam fituar edhe në Lojërat Mesdhetare të Tarragonës. Këtë herë doja të kisha një kohë më të mirë se ajo që arrita, por e humba për gjysmë sekondi.

Çfarë ndodhi? Gjatë garave të tilla e kam të rëndësishëm komunikimin me trajnerin sepse më tregon kohën gjatë gjithë garës. Këtë herë nuk e dëgjoja dot. Kishte shumë zhurmë, sepse në të njëjtën kohë që unë garoja kishte sportistë të disiplinave të tjera që po garonin dhe ishin sportistë vendës.

Publiku ishte shumë i ekzaltuar dhe kishte një zhurmë të tmerrshme. Nuk u koordinova dot me kohën sepse nuk e dëgjoja trajnerin. Më vjen keq për këtë, sepse as nuk arrija ta shikoja trajnerin ku ishte gjatë garës. Për koincidencë edhe tunizianët e kanë flamurin me ngjyra të kuqe. Shumica e njerëzve poshtë në pistë ishin me ngjyra të kuqe. U mërzita pak, por gjithsesi jam krenare për arritjen.

Lexo edhe :  "Nëse fitoj do kuroj djalin", Meritoni shpërthen në lot teksa tregon për të birin

Çfarë objektivi keni tani? Pas dy javësh do të garoj në kampionatin Botëror. Natyrisht, dua që të arrij në finale dhe të përmirësoj kohën time edhe këtej. Do të jetë e vështirë, sepse përveç dy kenianeve shumë të mira që garojnë për vendin e tyre, janë edhe dy keniane të tjera që do të garojnë me Kazakistanin. Nuk do të jetë e lehtë, por unë do të bëj maksimumin.

Po në Europian? Europiani është pas një muaji e gjysmë. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë dhe jam besimplotë se edhe aty do të bëj mirë, por t’ia lëmë kohës.

Të fundit

Merret VENDIMI / Ja kush është kryetarja e re e Bashkisë Himarë

Pas tensioneve të larta dhe debateve, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe pasi u shty për në orën...

Si ta kuptosh nëse je i/e mirë në shtrat?

Si fillim, ekspertët theksojnë se trajtimi i seksit si një akt ku ka rëndësi performanca mbi gjithçka është shumë e gabuar sepse largon vëmendjen...

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë rajoni dhe a janë në...

Një në tre gjermanë i pakënaqur me ndryshimin e orës

Në Gjermani vetëm një e treta e qytetarëve besojnë se kalimi në orën verore ka një ndikim negativ në shëndetin e tyre, sipas një...

Kur do të zhvillohet/ Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Përplasjet në sallë erdhën pasi...

Lajme të tjera

Web TV