“Kam 1100% shanse të dal i pafajshëm”/ Salianji: Nëse gjykata vendos ndryshe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ervin Salianji ka dhënë një deklaratë për mediat pasi Gjykata e Apelit shtyu seancën gjyqësore për rastin “Babale”. I pyetur nga gazetarët se çfarë do të bëje nëse do të lihet në fuqi vendimi i Shkallës së parë, deputeti demokrat tha se çdo lloj vendimi do të respektohet, por shtoi se me të gjitha provat në dispozicion, nuk ka gjykatë që të marrë vendim në dëm të tij.

“Çfarë do bëj? Do të hidhem përpjetë? Çdo vendim do të respektohem. po them me fakte e me prova që s’ka gjykatë që s’e merr parasysh. Sot ata nuk janë në sistemin gjyqësor që i bën të paragjykuar në vendimmarrje. Çështja do të shkojë në të gjitha instancat ligjore. Nuk mund të ketë dënim për denoncim publik. Kam bërë detyrën time si politikan…”

Kurse, i pyetur nëse mendon se është përdorur nga Fredi Alizoti, Salianji tha se nuk ka pasur asnjë lloj komunikimi me të ndërsa shtoi se edhe sikur një milionë herë t’i vinte rasti, do ta denonconte.

“Nuk kam komunikuar më parë, nuk i njoh. Nuk ka si të behet kallëzim i rremë me persona që s’i njeh. S’kam pasur kontakt me të. Nga ana tjetër janë dy elementë që nuk mund të shmangen dot, komunikimet e shpeshta mes Babales dhe Veliut.”

Deputeti demokrat u shpreh i sigurt se ka 1100% shanse të dalë i pafajshëm pasi nuk ka kryer asnjë vepër penale.

Gjykata e Apelit shtyu sot seancën gjyqësore për dosjen “Babale” për më 18 korrik, ora 14.00. Të pranishëm në seancë, në mbështetje të Salianjit ishin deputetet Luan Baçi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Selaudin Jakupllari, Kasem Mahmutaj, Bledion Nallbati.

Të fundit

Nuk është Altin Dumani: Ja kush është telashi më i madh i Ilir Metës?!

Nga Ylli Pata Edhe pse është e dukshme e nuk ka nevojë për të parë thellë paranoje e Ilir Metës...

“Kam qenë në gjendje të rëndë…”, Françeska tregon periudhën e vështirë të jetës

Ditën e sotme Françeska i ka treguar Rozës një moment të vështirë të jetës së saj. Pas lindjes së djalit ajo nuk ka qenë...

“Në SPAK, 9 kallëzime ndaj Metës”/ Gazetari: Në banesën e nënës së Kryemadhit janë…

Gazetari Ermal Vija thotë se në SPAK ka 9 kallëzime penale ndaj Ilir Metës, 5 prej të cilëve është bërë regjistrimi penal. “Mund të them...

“Kryemadhi, “viktima” e parë e SPAK”/ Çupi zbulon si do jetë e ardhmja e Metës

Analisti Frrok Çupi, duke komentuar deklaratat e fundit publike të Monika Kryemadhit, thotë se ajo e ka kuptuar se do të jetë “viktima” e...

“Për çfarë m’i jep”/ Tentuan të korruptojnë policët, prangosen 4 shoferë në Tiranë

Shkon në 44 numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë. Gjatë 24 orëve të fundit...

Lajme të tjera

Web TV